Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë i ka dorëzuar kryedemokratit Lulzim Basha progres-raportin e Komisionit Europian për negociatat e Shqipërisë.
Në takimin e zhvilluar në selinë blu, Soreca dhe Basha biseduan edhe për zhvillimet në Partinë Demokratike.
“Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në raport. Patëm një diskutim gjithëpërfshirës edhe për Partinë Demokratike. Bashkimi Europian mbështet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD në këtë moment të rëndësishëm politik në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar ambasadori Soreca në postim në Twitter. /tvklan.al