Në 26 Janar, Kobe Bryant humbi jetën së bashku me vajzën e tij Gianna, si pasojë e një aksidenti me helikopter. Bashkëshortja e tij, Vanessa Bryant vazhdimisht përmes poztimeve të saj në rrjetet sociale ndan me fansat dhimbjen dhe mallin për ta.

Të afërmit dhe miqtë janë ata që po i qëndrojnë pranë në këto momente të vështira.

Së fundmi, Vanessa përmes një postimi ka bërë të ditur, se ajo dhe Kobe do festonin 19-vjetorin e martesës së tyre.
“Mbreti im, zemra ime, shoku im i ngushtë. Gëzuar përvjetorin e 19-të të martesës zemër. Më mungon shumë. Do të doja të ishe këtu, të më mbaje në krahë. Të dua”.
Për këtë arsye, ish-shoku i skuadrës së yllit të “LA Lakers”, Pau Gasol dhe bashkëshortja e tij Catherine McDonnell, i dërguan asaj në buqetë me trëndafila të kuq. Ky gjest tepër prekës u vlerësua së tepërmi nga Vanessa./tvklan.al