Barça-Real u shty për shkak të trazirave në Katalunjë

El Clasico i shtyrë për shkak të protestave për pavarësi të krahinës së Katalonjës gjatë muajit Tetor do të luhet sot në orën 20:00. Barcelona-Real Madrid gjithsesi nuk do të zhvillohet në një klimë të qetë.

Rreth 4 mijë forca sigurie do të mbikëqyrin situatën në rrugët e qytetit dhe “Camp Nou”, pasi autoritet i frikësohen trazirave. Ekipet për arsye sigurie do të mbërrijnë në stadium 2 orë përpara nisjes së sfidës. Trajnerët duan të shmangin vëmendjen nga situata jashtë fushës.

Të dy skuadrat janë në të njëjtën kuotë pikësh dhe fituesi do të merrte kreun e renditjes i vetëm. Ndeshja e fundit si për Barcelona dhe Real Madrid përfundoi në barazim.

Në këtë përballje Barcelona vjen me sulmin më rezultativ të kampionatit, ndërsa Real me mbrojtjen më të kujdesshme. Në 275 përballjet mes tyre, 115 janë fitore të katalanasve, 99 të madrilenëve, ndërsa 61 janë mbyllur në barazim.

Tv Klan