KAS rrëzon kërkesat e PD për qarkun e Tiranës
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të rinumërojë sot 108 kuti të qarkut të Durrësit pas pretendimeve të LSI se ka pasur manipulime që i kanë hequr një mandat deputeti në këtë qark.
Më herët KAS rrezoi kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në këtë qark dhe përsëritjen e procesit të votimit.
KAS rrëzoi edhe kërkesën e opozitës për prova shtesë nga institucionet në funksion të hetimit administrativ për qarkun e Tiranës.
Të vetmet prova që do të administrohen janë ato te kërkuara nga 2 anëtarë të këtij organi për të dhënat e nxjerra nga pajisjet e identifikimit biometrik si dhe pamjet filmike të marra në mbyllje të procesit të votimit në shkollën “Arben Broci”.
Tv Klan