Prokuroria e Posaçme i dorëzon zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë, dosjen e ekstradimit për Durim Bamin.
I shumërkërkuari Bami është ndaluar në Dubai, në bazë të masës së sigurisë lëshuar nga SPAK, si i përfshirë në organizim atentatesh në Shqipëri.
Dosja mësohet se është përcjellë të martën dhe do u dërgohet autoriteteve në Dubai, si plotësim të kërkesës për ekstradim, e cila do të përdoret në procesin gjyqësor atje në përpjekje për ta sjellë atë në Shqipëri.
Kjo nuk është kërkesa e vetme që bëhet për ekstradim, por për shkak të mospasjes së një marrëveshjeje me Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkesat kanë mbetur pezull.
45-vjeçari u arrestua në fillim të Qershorit, disa javë pasi u shpall në kërkim nga SPAK, pasi emri i tij doli në komunikimet e zbërthyera të aplikacionit SKY.
Nga bisedat e verifikuara nga SPAK, rezulton se ai ka krijuar kushtet për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka, Hektor Xheçukës dhe Erigers Mihasit.
Tv Klan