Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Prokuroria E Posacme

Holta Zaçaj

Zaçaj letër Dumanit: A keni gjyqtarë në përgjim?

Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, informacion nëse është në përgjim ndonjë prej anëtarëve të kësaj gjykate. Kryetarja Holta Zaçaj në përgjigje të pyetjes së Televizionit Klan bëri të ditur se prej mesit të javës së shkuar kërkesa është dërguar zyrtarisht, por ende nuk ka ardhur një përgjigje nga Prokuroria e...

Shkurt 24, 2025

“Masakra e Urës Vajgurore”, Prokuroria e Posaçme kërkon burg përjetë për Fran Marashin

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg  përjetë për Fran Marashin i cili akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie. Gjykata e Lartë kishte vendosur rigjykimin e dosjes 28 vite pas masakrës. Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë...

Janar 21, 2025
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët, 30 Dhjetor 2024

“Nuk po flas si kryeministër…”, Rama: Mos e pikturoni Shqipërinë si vend krimi e droge

Kryeministri Edi Rama tha sot në konferencën e fundvitit se Shqipëria sot është në nivel tjetër sa i takon luftën kundër krimit të organizuar. “Falë edhe bashkëpunimit me Prokurorinë e Posacme dhe punës intensive të bërë sot jemi në nivel krejt tjetër, sot flas për fakte e shifra, jo për perceptime në raport me forcën...

Dhjetor 30, 2024

RENEA, kontrolle në Shkodër

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, RENEA ka ushtruar kontrolle në qytetin e Shkodrës.

Dhjetor 12, 2024

Kontrolli i BKH-së në banesën e tij/ Veliaj: I mbështes në hetimin pasuror ndaj meje dhe familjarëve të mi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me kontrollin që kanë ushtruar hetuesit e BKH-së (me urdhër të SPAK) në banesën e tij mëngjesin e kësaj të premte. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Veliaj thekson se hapat procedurialë po merren nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të...

Dhjetor 6, 2024

Dumani: Në hetime kanë dalë zyrtarë të lidhur me krimin

Para komisionit të monitorimit të Këshillit të Evropës Altin Dumani u tha ndërkombëtarëve se SPAK ka sekuestruar deri tani 150 mln Euro asete ndërsa ka ndëshkuar me burg politikanë dhe njerëz të krimit. “Pothuajse në të gjithë hetimet tona ku në fokus ka qenë krimi i organizuar kemi gjetur lidhje të këtij të fundit edhe...

Dhjetor 2, 2024

Dumani: SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar asete prej 150 mln €

Altin Dumani thotë se sfida themelore mbetet ruajtja e besimit të qytetarëve tek drejtësia. Në Komisionin e Monitorimit të AP-së së Këshillit të Europës, Altin Dumani është shprehur se Prokuroria që ai drejton ka ushtruar ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të lartë publikë. Altin Dumani: Sfida themelore për ruajtjen e besimit të qytetarëve tek drejtësia. SPAK në...

Dhjetor 2, 2024
SPAK

SPAK dërgon për ekspertim audio-regjistrimin e “21 Janarit”

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertim audio-regjistrimin e komunikimeve që pretendohet se janë mes efktivëve të Gardës gjatë protestës së 21 Janarit, ku humbën jetën 4 persona. Do të jetë laboratori i SPAK, ai i cili do të provojë vërtetësinë e këtij regjistrimi të depozituar nga gazetari, Artan Hoxha. Gjithashtu, hetuesit kërkojnë të identifikojnë...

Tetor 26, 2024

Sot, seanca e parë për Sali Berishën

Zhvillohet ditën e sotme seanca e parë në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Tetor 24, 2024

Rëndohen pozitat për 2 ish-drejtorët e bashkisë

Dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, po hetohen nga Prokuroria e Posaçme edhe për dyshimet se kanë pastruar para nëpërmjet kompanisë 5D. Të dy në qeli që prej marsit të këtij viti, ata fillimisht u dyshuan se ishin përfshirë në korrupsion duke drejtuar në hije kompaninë 5D që merrte punime...

Shtator 23, 2024