Ish-kreu i KED, Ardian Dvorani dhe përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku pritet të shqyrtohet kërkesa e SPAK për pushimin e kallëzimit të Metës kundër Dvoranit.

Prokuroria e Posaçme kërkon pushim të çështjes ndaj ish-drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Argumenti i SPAK për pushimin e çështjes është fakti që nuk ka vepër penale.

Padia ishte dorëzuar nga presidenti Ilir Meta. Ai e akuzonte për disa shkelje gjatë procesit të verifikimit për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Presidenti e akuzonte kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përfitim të titullit shtetëror./tvklan.al