Luciano Spalletti ka përgatitur një listë paraprake me 30 lojtarë, nga të cilët do të largojë 4 në fund për të marrë në Europian vetëm 26.
Presioni do të jetë mbi kombëtaren italiane pasi i duhet të tregojë dëshirën për të mbrojtur trofeun e fituar 4 vite më parë. Një pjesë e vogël e dyshimeve të Spallettit ende duhet të zgjidhen përpara fillimit të turneut në Qershor.
Donnarumma dhe Vicario janë të sigurtë në grupin e portierëve. Meret i Napolit apo Carnesecchi i Atalantas do të zënë vendin e tretë. Mediat italiane pretendojnë se 9 mesfushorë janë në rrugën e duhur për t’u bashkuar me skuadrën mes tyre, Cristante, Jorginho, Pellegrini, Frattesi, Dimarco.
Në sulm pritet ta kenë të sigurtë ftesën Scamacca, Mateo Retegui, Federico Chiesa dhe Raspadori. Lista përfundimtre e trajnerit të Kombëtares së Italisë do të zyrtarizohet më 7 Qershor.
Tv Klan