Spanja po përpiqet të hapë një diskutim në Europë mbi mundësinë që Covid të fillojë të trajtohet si një sëmundje e thjeshtë gripale, për të monitoruar vazhdimësinë e tij në mënyrë të ngjashme me atë të gripit.
‘’Është një debat i nevojshëm, shkenca na ka dhënë përgjigjen se si të mbrojmë veten”, tha Kryeministri Pedro Sanchez në një intervistë ditën e djeshme, duke shtuar se intensiteti i virusit ka rënë që nga fillimi i pandemisë.
”Ne duhet të vlerësojmë ecurinë e Covid nga një pandemi në një sëmundje endemike”
Deklarata e Sanchez vjen pasi Omicron, varianti më dominant dhe më i përhapur në Europë momentalisht, ka pasur një shkallë më të ulët të shtrimeve në spital dhe vdekjeve sesa llojet e mëparshme, edhe pse infeksionet janë rritur.
Sanchez shtoi se tani mund të ketë arsye të cilat lidhen me masat paraprake për të vlerësuar virusin më ndryshe nga ato të përdorura më parë.
Qeveria spanjolle po punon në një qasje të re për monitorimin e virusit gjatë javëve të fundit, ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias e ka sjell në diskutim çështjen me homologët e saj, tha Sanchez.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Spanja ka raportuar 692,000 raste të reja në shtatë ditët e fundit me 13.4% të shtretërve të spitalit të përdorura për pancientët me Covid, krahasuar me 13.8% të një viti më parë ku numri i rasteve për javë kapi rekordin prej 115,000./tvklan.al