Një autobus që transportonte punëtorë të kompanisë Inditex është përmbysur në hyrje të një tunel në qytetit bregdetar të Pineda de Mar afër Barcelonës.




Numri i të lënduarve ka shkuar në të paktën 35, por tre persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autobusi po çonte punëtorët nga Barcelona në Tordera. Pasagjerët ishin stafi i Inditex, kompania shumëkombëshe spanjolle e veshjeve që qëndron pas markës së njohur Zara.
Hetuesit po hetojnë nëse gomat e autobusit janë shpuar gjë e cila mund të ketë çuan në humbjen e kotrollit të mjetit.
Autoritetet paralajmëruan drejtuesit e mjeteve që të shmangin zonën pasi shërbimet e urgjencës po punojnë për largimin e autobusit që pritet të zgjasë disa orë.
Klan News