Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela deklaroi gjatë pasdites, se procesi i votimit në Tiranë ka skaduar. Sipas Ngjelës, Partia Demokratike di emrat e personave që nuk lejuan elektoratin demokrat të votojë. KQZ nuk mund të përsërisë historinë e Dushkut, pasi kësaj radhe janë 80 mijë votues që votuan kandidatin e PD u shpreh Ngjela.
Spartak Ngjela:- Deklarojë këtu botërisht se votuesit e mijë janë 80 mijë persona, nga të cilët 30 mijë të eliminuar gjatë ditës së votimit dhe 10 mijë të eliminuar me bandat dhe me forma të ndryshme të cilat vepruan pasditen e 12 Tetorit. Dimë orarin kur u vendos që të hynim në qendrën e votimit, ora 5 pasdite, dimë personat që kanë qenë prezent, kur është dhënë urdhri, dimë personat që nuk kanë qenë dakord, dimë edhe personat që na i kanë treguar, të gjitha këtu janë të dokumentuar, por kur të vijë koha do i denoncojmë”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti