Është mbyllur mbrëmjen e djeshme gjysmë finalja e spektaklit “Akademia e yjeve”. Programi arriti në nj nivel të lartë interpretimi të 7 sfidave në këngë dhe në kërcim. Gara mes konkurrentëve ishte mjaft e fortë dhe u shoqërua me novacione të shpeshta të spektatorëve.
Konkurrentët interpretuan ndër të tjera edhe në veprën High school musical, ky moment shënoi kulminacion e mbrëmjes, që ishte dhe nata e imazhit të Pepsit dhe këngës amerikane.
Alma Bici: “Niveli ka ardhur gjithmonë duke u rritur nga viti në vit, por ajo që na shtyn është dëshira për të kontribuar sado pak për këta të rinj jo vetëm thjeshtë në zbulim e talenteve të reja, por njëkohësisht edhe për t’ju krijuar një mundësi këtyre të rinjve që të jetojnë pasionin, të jetojnë ëndrrën dhe pse jo ndoshta të gjejnë rrugën e një karriere të ardhshme.”
Abigale Aronson: “Niveli ishte shumë i lartë, atmosfera është shumë entuziaste.”
Në fund të mbrëmjes nga gara u larguan dy nxënësit që kishin marrë më pak mesazhe vlerësimi nga publiku, Andi dhe Anxhi. Java e ardhshme do të sjellë finalen e këtij spektakli i cili transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan./tvkaln.al
Gazetare: Manjola Bregasi
Operator: Gentian Koçi