Spiropali, mesazh në ditën e lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë!

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka kujtuar gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, në ditën e tij të lindjes. “Gjeniu ynë Kadare, ai që e mbajti qiririn ndezur, i shkroi të gjithë librat, i përktheu në të gjitha gjuhët, i mori të gjitha çmimet, ia bëri vendit të gjitha nderimet, ia kreu të gjitha shërbimet, sot ka Ditën e Lindjes. Kujtojmë në këtë ditë kolosin tonë humanist, kulturor, patriotik. Sot e mot e përgjithmonë i paharruar në zemrat tona, në mendjen tonë, në kujtesën tonë, më i madhi dhe më i ndrituri ynë.
Fjalët me zor i gjejmë. Fryma s’na mjafton. Na duhesh. Ngreu, dhe kthehu, prej atje ku je, ku përkohësisht ke shku”
, shkruan znj. Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Kadare u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare më 1 Korrik 2024, pas një arresti kardiak respirator. Ai është autori i një sërë kryeveprash letrare me jehonë ndërkombëtare, të cilat i la si një trashëgimi tejet të vyer.

/tvklan.al