Në qytetin e Pukës siç është bërë e ditur edhe në edicionet në ditët e kaluara, një stuhi dëmtoi dhe la pa çati spitalin e Pukës duke shkaktuar evakuimin e pavioneve dhe fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Spitali i Pukes ishte i siguruar nga Shoqëria Albsig e cila menjëherë ka aktivizuar protokollin e saj për raste të tilla urgjence dhe ka mbuluar totalisht shpenzime e kryerjes se punimeve për ta rikthyer çatinë dhe çdo dëmtim si pasojë e stuhisë.

Punimet kanë avancuar edhe pse moti ka qenë i vështirë dhe gjendja po kthehet në normalitetin e saj.

Kjo është provë e mëtejshme e garancisë që ofron Albsig, pjesë e Kastrati Group për të siguruarit e saj, jo vetëm në përmbushjen e detyrimeve, por ndërhyrjen dhe zgjidhjen në kohë rekord.

Tv Klan