Shefi i Urgjencës së Spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi ka folur për gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spital. Sipas mjekut, avokati Mëngjesi ka parametra stabël të shëndetit edhe pse dëmtimi në pjesën e kokës ishte shumë i madh.
Gjovalin Bushi, shef i Urgjencës, Spitali i Traumës: Pas dy ekzaminimeve që u bënë paradite dje, në drekë pastaj, në këto kushte të detyruam që pacienti të intuboheshe. Do të kalonte në një komë të induktuar përmes medikamente, nga momenti i djeshëm deri më sot gjendja pothuajse është stabël. Megjithëse duhet ta themi se vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, është dëmtim i madh. Dje është bërë një ndërhyrje e vogël nga pjesë e neokirurgëve dhe nga ekzaminimi që është bërë sot në mëngjes është konstatuar, sepse ka një ulje të edemës. E cila është një faktor kryesor që e rëndon gjendjen e pacientit. Duhet të paktën 72 orë që të shihet momenti i parë se si do të reagojë.
Shefi i Urgjencës së Spitalit të Traumës tregon dhe arsyet përse specialistët vendosën ta vinin në intubim avokatin Sokol Mëngjesi.
Gjovalin Bushi, shef i Urgjencës, Spitali i Traumës: Përveç dy frakturave kockore që ka, ka edhe një konfuzion, themi ne, një shtypje të pjesës së përparme të trurit dhe pacienti është shumë i axhetuar. U shtua edema cerebelare ose enjtja e trurit dhe filloi të binte koshienca. Në këto kushte u detyruam që ta intubojmë.
Kujtojmë që avokati Sokol Mëngjesi u dhunua paraditen e së mërkurës nga katër persona, pasi la djalin e tij në kopsht në zonën e ish-Bllokut.
Klan News