Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në takimin Partizani-Bylis që do të zhvillohet nesër në Stadiumin “Selman Stermasi” nis java e 13-të e kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e parë. Ky takimi do të hetohet nga gjyqtari Ilir Kristo. Përballë njëri-tjetrit nesër do të jenë dy trajnerët Dizdari dhe Duro që sezonin e kaluar kanë qenë së bashku në drejtimin e Partizanit. Parashikohet një takim shumë i fortë.

Futbollistët e Bylisit drejtohen nga Duro, luajn takimin e dytë radhazi në Tiranë pas barazimit të arritur javën e kaluar me Dinamon. Takimet e tjera të cilat do të zhvillohen të shtunën, janë:

Apolonia-Skënderbeu gjyqtar Tare Durrës, Dinamo-Tirana gjyqtar Janku Tiranë, Elbasani-Vllaznia gjyqtar Velçani Patos, Lushnja-Teuta gjyqtar Pregja Tiranë, Shkumbini-Tomorri gjyqtar Pjetrushi Lezhë dhe Shqiponja-Flamurtari gjyqtar Topçiu Pogradec./tvklan.al