Zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare, si dhe perspektiva e tyre për të ardhmen e politikës monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ishin në fokus të takimit të Guvernatorit Gent Sejko me shefen e FMN për Shqipërinë.

Sejko i njohu përfaqësuesit e FMN me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase, ku theksoi se treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi.

Më tej Sejko vuri theksin te rëndësia e ndjekjes së politikave të kujdesshme e të koordinuara monetare, fiskale dhe financiare.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan pozitivisht punën e vazhdueshme mbikëqyrëse e rregullatore të Bankës së Shqipërisë, si dhe ndikimin e saj në treguesit pozitivë të sektorit bankar.

Klan News