“Starlink”, kompania e miliarderit amerikan Elon Mask, përfshin edhe Shqipërinë në hartën e saj të ofrimit të shërbimit të internetit me valë satelitore. Përfshirjen e Shqipërisë e bëri të ditur vetë Mask përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin X, po në pronësi të tij.
Shërbimi ofrohet përmes pajisjeve satelitare që përthithin më shpejt valët e internetit nga satelitët e kompanisë “Starlink” të pozicionuar në orbitën e ulët të tokës në një lartësi deri 500 kilometra mbi sipërfaqe, në dallim nga satelitët tradicionalë të komunikimit që vendosen në një lartësi mbi 35 mijë kilometra.
I favorshëm, ky shërbim është veçaërisht për banorët që jetojnë jashtë qyteteve, ku interneti kabllor është i vështirë për t’u lidhur. Cilësia që ofrohet nga Starlink është shpesh herë me e lartë dhe më e shpejtë se ajo e kabllorëve. Abonimet mund të kryen përmes faqes zyrtare të internetit. Për Tiranën, pagesa mujore është 6 500, por duhet blerë antena satelitore që dërgohet nga Shtetet e Bashkuara që kushton 42 500 Lekë.
Mbi 70 vende të botës mbulohen aktualisht me shërbim, ndërsa në Ballkan në listën e pritjes janë Mali i Zi, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Kosova.
Tv Klan