Nuk ka më vende sekrete të ruajtura në Evropë duke qenë se është kontinenti më i vizituar në botë.
Megjithatë, ka ende një vend që është pak i zbuluar dhe i njohur nga turistët e huaj. E përditshmja franceze “Stars Insider” shkruan se Shqipëria është një perlë e fshehur e Evropës.
Vendi ynë laget nga dy dete Detin Jon dhe Adriatik. Bregdeti shqiptar ka plazhe që ndërthuren me fshatra piktoreskë, rrugë me kalldrëm dhe kisha ortodokse që presin të eksplorohen.
Nis rekomandimin me qytetin e Vlorës i cili është një destinacion i jashtëzakonshëm veror. 15 minuta larg me makinë nga Vlora, ja vlen të vizitohet edhe laguna e Nartës. Rekomandohet plazhi i Dhërmiut, një nga më të njohurit në vend në mesin e vendasve. Plazhet e Jalës, Livadhit, Himarës, Porto Palermos dhe Borshit janë të tjera që vlerësohen nga media e njohur franceze.
Kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare, në Sarandë gjenden plazhe të njohura si ai i Pasqyrave dhe Pulbaradhave. Ky i fundit është një plazh me guralecë i mbuluar nga ujëra blu dhe natyra e paprekur.
Nuk mungojnë edhe vlerësimet për plazhet e Ksamilit, i njohur edhe si perla e Jonit për shkak të bukurisë së tij natyrore.
Jep edhe një këshillë për ata që duan të eksplorojnë plazhet tona. Mënyra më e mirë për të eksploruar plazhet sipas kësaj media është me makinë të cilët turistët mund ta marrin me qira.
Klan News