Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, la burgun dhe me pranga në duar u soll për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit me lejen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Rrjepaj përmendi referenca shkencore që tregojnë se ndërhyrjet e dedikuara tek mjetet kirurgjikale janë me kosto më të ulët se pasojat që do të sillnin infeksionet.
Ai ka folur edhe për një udhëtim në Itali me ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqaj ku kanë nisur një bashkëpunim me Universitetin e Peruxhias.
Nga dosja e SPAK, kuptohet se miqësia e Beqajt, Rrapajt dhe Rrjepajt ka vazhduar të paktën deri në vitin 2018, pra 5 vite më pas, e provuar kjo nga udhëtimet e përbashkëta jashtë vendit.
Sipas dosjes së SPAK, udhëtimet jashtë vendit të Ilir Beqes janë disa, si me Admir Dacën që ka firmosur kontratën, ashtu edhe me biznesmenin Ilir Rrapaj, që me 1 mijë euro kapital arriti të perfitojë 100 milion euro.
Me interes është dëshmia më 3 tetor, e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në hetim nga SPAK për koncensionin e sterilizimit, por njëkohësisht me masë arresti me burg për një tjetër hetim ndaj tij, atë të abuzimit me fondet e BE kur drejtonte agjencinë SASPAC.
Klan News