Përfundoi pas shumë orësh seanca për çështjen e “Sterilizimit”.

Në gjyq pati debate nga ana të pandehurve, të cilët ngritën pretendime në lidhje me provat e prokurorisë.

Biznesmeni Ilir Rrapaj mohoi akuzat, por pranoi njohjen me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Pas shumë debatesh mes palëve, në përfundim të pandehurit kërkuan pushim të çështjes ose kthim për hetime në SPAK, por në rast se gjykata vendos kalimin e çështjes për gjykim të pandehurit kërkuan që të gjykohen me procedurë të shkurtuar.

I vetmi që kërkoi gjykim të zakonshëm ishte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Prokuroria e Posaçme u qëndroi sërish kërkesave të saj për kalimin e dosjes për gjykim pasi sipas tyre ka prova për të mbështetur akuzën.

Gjykata e Posaçme do të shpallë vendimin për këtë çështje në datën 29 Dhjetor në orën 9:30.

Gjykata mori kohë për të shqyrtuar të gjitha pretendimet e ngritura nga palët gjatë zhvillimit të seancave nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre, po ashtu për të shqyrtuar edhe provat që ka SPAK për këtë çështje.

Klan News