Dita nis me 45 minuta vrap rreth 8 kilometra, hahet mëngjes dhe për 4 orë të tjera bëhet stërvitje luftarake. Më pas shtohet dreka e më pas ka përgatitje dy orëshe psikologjike për atë çfarë pritet të ndodhë në luftë reale në orën 15:30 minuta të pasdites, mbaron stërvitja dhe trupat komando pushojnë deri në orën 18:30, për të mos thënë që i pret sërish një përgatitje luftarake.
Kjo është pak a shumë dita e një ushtari nën armë nën brigadën komando. Një pjesë e tyre do të zgjidhet për misionin ushtarak në Gjirin Persik. Pas vendimit politik marrë nga qeveria për dërgimin e trupave në Irak pritet miratimi i parlamentit shqiptar dhe numri që do të dërgohet atje/ ky mision vjen pas Bosnjës dhe Afganistanit.
Ushtarak: Tashmë edhe politika e sigurimit të vendit tonë nuk është më një politik e sigurimit vetëm brenda territorit të Shqipërisë. Në qoftë se rajoni është i sigurt atëherë edhe Shqipëria është e sigurt. Në qoftë se bota është e sigurt edhe ne jemi pjesë e kësaj bote dhe do të jemi të sigurt. Në këtë kontekst pjesa politike e ka dhënë verdiktin e saj. Ajo mbështet përdorimin e një operacioni ose një lufte për çarmatosjen e Irakut, se nuk do të çarmatoset vetë. Tashmë verdikt politik për ne është një urdhër luftarak.
Trupat komando këtë herë do të përfaqësohen nën flamurin shqiptar dhe do të jenë nën komandon amerikane. Nuk do të jenë direkt pjesëmarrës luftarak por për ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë.
Gazetarja: Armik për ty në këtë stërvitje ka qenë shoku yt. Atje është luftë e vërtetë.
Ushtarak: Po do të isha shumë i nderuar në qoftë se mua do të më zgjidhnin që të merrja pjesë e të nderoja Shqipërinë në Gjirin Persik në luftën e Irakut.
Gazetarja: E ndjen veten të përgatitur për një luftë?
Ushtarak: Shumë të përgatitur. Jemi në një repart të tillë që ka përgatitje shumë të lartë.
Gazetarja: S’ke frikë? S’ke qenë ndonjëherë në luftë, se ke parë ndonjëherë.
Ushtarak: Jo, frika ka kaluar. Tashmë për atdheun bëhet gjithçka.
Gazetarja: Këtë ta kanë mësuar?
Ushtarak: Jo, vetë.
Ushtarak: Këto janë gjëra maskimi në stërvitje, në raste lufte.
Gazetarja: Më thuaj pak sa i gatshëm je, sa i përgatitur je për të qenë pjesë e një lufte të vërtetë dhe jo ashtu siç bëni në stërvitje.
Ushtarak: Ne i kemi zhvilluar në stërvitje luftarake, të gjithë ne jemi të gatshëm, si ne dhe eprorët tanë, shokët e mi për çdo lloj rasti.
Përsa i takon shpërblimit të tyre gjatë misionit gjashtë mujor për kontingjentin luftarak duket i kënaqshëm.
Ushtarak: Paga mendohet afërsisht për 100 Dollarë por dihet kjo punë nga të gjitha misionet që kanë shkuar deri më tani pagesa kësaj radhe do ët jetë më shumë.
Armatimi i tyre është mitraloz i lehtë, i rëndë, automatik, granatahedhëse dhe kundra tank. Me të gjitha këto ata kanë gjashtë muaj që përgatiten e ndihen të barabartë me ushtritë e tjera analoge./tvklan.al