Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ka ndodhur realisht në disa shtete, ndërsa në Shqipëri për herë të parë është bërë një demonstrim i forcave speciale, për lirimin e pasagjerëve në një avion të kapur peng. Në aeroportin e Rinasit, u improvizua një situatë e ngjashme.

Në avionin e sapo ulur në pistën e aeroportit pengmarrësit njoftojnë se kanë plagosur një nga pasagjerët. Forcat speciale nisin tratativat për lirimin e tyre dhe fillimisht njoftojnë pengmarrësit, se kërkojnë të marrin të plagosurin duke premtuar se nuk do të ndërhyjnë forcërisht. Pas disa minuta qetësie nis aksioni për lirimin e të gjithë pasagjerëve. Forcat speciale rrethojnë zonën, ndërsa një pjesë e tyre hyjnë në mënyrë të beftë në avion, për të mos i lënë kohë pengmarrësve të veprojnë. Brenda pak çastesh pengjet arrijnë të dalin nga avioni dhe bashkë me to edhe pengmarrësit.

Ky demonstrim u bën në prani të Ministrit të Rendit Luan Rama dhe sekretarit parlamentar të shtetit panë ministrisë së brendshme federale gjermane. Skuadra e anti-terrorizmit që kreu demonstrimin në aeroport është trajnuar për më shumë se dy vjet nga kuadrot gjermane. Së fundi Ministria e Brendshme gjermane ka dhuruar pajisje për ministrinë tonë të rendit.

Ministri Rama dhe sekretari parlamentar i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, kanë zhvilluar një konferencë shtypi të zhvilluar në pistën e aeroportit të Rinasit, se garantimi i sigurisë kombëtare është bërë tani çështja numër 1 për çdo shtet. Kryetari gjerman e cilësoi mjaft të mirë bashkëpunimin me policinë shqiptare./tvklan.al