Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Po tradhtoi, nuk vjen në shpi, se e var”, si e shfaqin shqiptarët xhelozinë
A janë shqiptarët xhelozë? Nëse do t’i ndanim me gjini, kush janë më shumë xhelozë, burrat, apo gratë?
“Stop” pyeti qytetarët e Tiranës duke i vënë edhe në situata konkrete, për masën dhe formën e tyre të xhelozisë.
Përgjigjet e të intervistuarve, do t’ju gajasin së qeshuri.
“Me miq e mbyllim, të jap ndonjë lek”, bllokohet shoqëria e transportit
Ylli Ndreka, me profesion fizioterapist, tregon se zgjodhi të kthehet nga emigracioni dhe të japë kontributin e tij në qytetin e lindjes në Lezhë.
Ndreka thotë se zgjodhi për transport shoqërinë “Taushani Transport”. Bëri pagesën 500 Euro dhe priste pajisjet e shtëpisë, por ato nuk erdhën asnjëherë, pasi shoferi u arrestua në doganë dhe malli u bllokua.
“Kjo ka ndodhur në Shtator 2023. Me të gjitha llogarita mund të shkojnë mbi 20 mijë euro mall. Kam pasur edhe diplomat e mia. Unë asnjë zgjidhje nuk kam. Malli nuk erdhi. Bëra disa telefonata dhe asnjë përgjigje.
Gjykata vendosi lirimin e shoferit me detyrim paraqitje, më pas del edhe furgoni. Për mallin nuk më është dhënë asnjë lloj përgjigje”, tha ai.
Yllit i kanë thënë se shoferi kishte tejkaluar peshën. Por shoferi doli i lirë dhe malli ende vazhdon i bllokuar.
Qytetari bisedoi me avokatin e shoferit, i cili nuk i jep informacion për akuzën.
Avokati: Kur të vijë njoftimi. Do ta shikojnë çështjen këto ditë, mesa di unë. Do të dalë.
Ylli Ndreka: Shiko mund të ma nisësh në ËhatsApp dokumentin e masës së sigurisë së atij.
Avokati: Nuk je i autorizuar të marrësh masën e sigurisë së atij! Nuk je avokati i atij. Jam unë avokati i atij.
Ylli Ndreka: Unë dua të di akuzën.
Avokati: Unë s’ti jap ato, se s’kam detyrim, të t’i jap.
Ylli Ndreka: Unë dua të di arsyen e akuzës.
Avokati: Nuk jam i detyruar të t’i jap të dhënat, biles s’duhet të ma kërkosh vetë.
Ylli Ndreka: Malli është i imi o zotëri.
Avokati: Për mallin kërko në gjykatë!
Nga akti i njoftimit mësojmë, se personi i shoqërisë së transportit akuzohet për kryerjen e veprës penale “kontrabandë me mallra të tjera dhe kalim i paligjshëm kufiri”.
Por i akuzuari thotë, se ka miq e shokë dhe do t’ia dalë madje do t’i japë edhe Yllit ndonjë lek.
Qytetari: Çfarë akuze të kanë bërë ty? Këtë desha të di unë!
Shoferi: Ata kanë bërë, gjoja këto mallrat unë i kam futur kontrabandë në Shqipëri. Këto mallrat janë mallra shtëpie, do të t’i jap unë të gjitha.
Qytetari: Vetëm thjesht, akuzë për kontrabandë? Sikur këto mallra janë kontrabandë mallrash dhe kam bërë kalim të paligjshëm kufiri. E kanë bërë kot. Që furgoni ka hyrë dy herë në territorin shqiptar. Do takohemi! Nuk ka asgjë të kundraligjshme në fugon. Shyqyr Zotit kam miq e shokë. Dërgo njëri lekë, dërgo tjetri, se më kanë bllokuar në çdo krah. Kur të takohemi, do të japë vëllai ndonjë lekë, mos e vrit mendjen.
Muaji i sakrificës, vëmendje e kujdes për kategoritë e pamundura
Shoqata “Çunat e Bostonit” dhe emisioni “Stop” kanë ndihmuar me sende të nevojshme Shtëpinë e të moshuarve në Tiranë dhe disa familje në kushte të vështira në Shijak.
Nga ana tjetër, Ilirjan Manushi, që prej vitesh jeton e punon në Itali, ka ndihmuar me 550 euro Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.
Ilirjan Manushi: Përshëndetje! Jam Ilirjan Manushi. Meqënëse është muaji i Ramazanit, dua t’i dhuroj, “Shtëpisë së të Moshuarve”, Kavajë, 550 Euro, bashkë me bashkëshorten time. Ju uroj gjithë të mirat e Zotit! Zoti i bekoftë të gjithë! Shumë faleminderit! Ju uroj me gjithë zemër!
/tvklan.al