Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“A e mban mend emrin tënd”, fansi i Trump ngacmon presidentin Biden.

Presidenti amerikan Joe Biden ka shkaktuar një situatë humori, duke vënë në kokë kapelen e kundërshtarit Trump, në një stacion zjarrfikësesh në Pensilvani, Biden ka bërë batuta me një simpatizant të Trumpit, i cili e pyeti presidentin, nëse e mbante mend emrin e tij.Kryeministri Rama, gjatë një interpelance për mbetjet e rrezikshme në parlament, u shpreh, se në këtë rast janë mbetjet, që prodhojnë politikë.

Turizëm mes mushkonjave, firma e dezinsektimit fut insekticid të ndaluar.

Edhe pse flasim për turizëm të suksesshëm, një ndër problemet e mëdha të sezonit veror, janë insektet e kudogjendura. Verën e kaluar emisioni “Stop” investigoi, sesi kompania “Egian Med” shpk falsifikoi dokumentat dhe mori një autorizim për dezinsektimin e vendit, duke fituar një tender në vlerë miliona lekë. “Egian Med” kishte falsifikuar dokumentin e një insekticidi, që nuk lejohet të përdoret në Shqipëri. Ne informuam kompaninë, që e prodhon atë në Florida dhe EPA-n, institucionin, që certifikon insekticidet në Usa.Nga përgjigjet zyrtare u konfirmua, që insekticidi i përdorur nga “Egian Med” dhe që mori autorizim nga MSH nuk ishte i kësaj kompanie, sic kishte pretenduar “Egian”. Ky fakt bëri, që KPK të anullojë tenderin, që kishte shpallur fitues “Egian Med”. Por nga ana tjetër, MSH nuk ia anulloi autorizimin e marrë me dokumente false kësaj kompanie, që “Egian”, të mund ta godiste në gjykatë.Vetëm dy muaj më pas, subjekti “Euro Med”, që bën dezinsektimin me produktin e “Egian Med” hap gjyq në Apelin Administrativ, duke e fituar sërish autorizimin për një biocid, që nuk lejohet të përdoret në Shqipëri.Kjo cështje brenda 5 muajsh u mbyll në favor të subjekteve, që kishin përdorur dokumente false.Si pasojë e gjithë këtij kaosi në këtë fushë,Shkodra e Lezha mbetën pa dezinsektim.

“Kam 4 muaj që vij vërdallë”, shet shtëpinë, nuk merr lekët e certifikatën.

Sazan Duro, një qytetar nga Gjirokastra, tregon, se ka shitur një banesë në këtë qytet. Ai thotë, se sipas rregullave, kanë shkuar te noteri, ku kanë bërë dhe kontratën për për shitblerje. Mbas një periudhe 10 ditore, u kthye një faturë nga Hipoteka, që duhet të paguhej aplikimi nga blerësja dhe tatimi nga shitësi. Blerësja, në emër të noterit, bllokoi lekët në bankë, deri në momentin, që ajo do të merrte certifikatën. Sazani shprehet, se as ai nuk ka marrë lekët, as blerësja nuk ka marrë certifikatën e pronës prej 4 muajsh tashmë. Ne u lidhëm me drejtorin e ASHK-së Gjirokastër, i cili shpjegon, se kjo procedurë zgjat 15-20 ditë. Por, meqënëse ka pasur mbingarkesë sistemi, mund të ketë vonesa. Pasi i vumë në dispozicion fletën e aplikimit të Sazanit, cështja u zgjidh brenda 3 ditësh.

/tvklan.al