Bejtja e Shpëtim Gjikës/ Shkeljet në emërimin e Majlind Shkirës.

Partia Socialiaste mbajti në fundjavë kongresin e rradhës, por në të nuk ishte ftuar ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika. Ky i fundit i kishte kushtuar një bejte faktit, që nuk mori pjesë në aktivitetin e rilindasve.Pak ditë më parë, Universiteti i Mjekësisë i ktheu përgjigje kërkesës së “Stop”, për procedurën e emërimit të Majlind Shkirës si auditues në këtë institucion. Në përgjigjen pa përgjigje konkrete, pranohet megjithatë, se Shkira nuk plotëson kriteret ligjore, ndaj dhe është emëruar për 3 muaj, kohë pas të cilës, do të ribëhet procedura e konkurimit.

Gjirokastër,aksidenti në punë, administratori vendos mosbërjen e autopsisë.

Veronika Muka, një qytetare nga Gjirokastra, denoncon në “Stop”vdekjen e të vëllait në vendin e punës, në kompaninë e dajës së tyre, Bashkim Graci. Ngjarja ndodhi në Shtator 2010 në lagjen “Zinxhira”, ku i riu, punonjës mirëmbajtjeje në firmë kabllore, u ngjit në shtyllë e gjeti vdekjen nga korenti. Ndërsa kryheshin veprimet hetimore, daja kërkon që të mos bëhet autopsia e viktimës dhe i detyron prindërit e tij, të firmosin në fletë të bardhë, ku më pas shkruan, se nuk kanë asnjë pretendim për aksidentin.

Veronika Muka: Arsyeja pse i jam drejtuar emisionit “Stop” është problematika me vëllain tim. Punonte në një kabllor me sipërmarrës Bashkim Graçin, i cili është daja im. Ai bashkë më dajën tim kanë rregulluar një defekt në lagjen “Zinxhira”. Kanë hipur në shtyllë dhe aty kalon dhe tensioni i lartë i OSHEE. Vëllai im ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ka ardhur policia dhe pasi ka bërë ekspertizën ka gjetur fije floku. Unë dyshoj se atë ditë vëllai nuk ka pasur asnjë mjet pune, as doreza, as kaska, as pinca. Kaludjo Xhupa që ka bërë ekspertizën e vendit ka konstatua se fijet e flokut janë gjetur të djegura dhe tek koka e vëllait tim. Një e çarë në kokë, 2 cm e thellë dhe 5 cm e gjerë dhe një shkarkim i rrymës elektrike në thembrën e majtë. Ne nuk jemi njoftuar për aksidentin, as policia, as daja nuk na ka njoftuar. Por jemi njoftuar, pasi vëllai kishte shkuar në spital, i ishin bërë të gjitha ekspertimet dhe shkelja më e madhe që ka bërë policia është se ka pyetur dajën tim dhe asnjërin nga ne. Daja ka thënë që mos ti bëhet autopsia dhe unë nuk e kuptoj. Ose ka dashur të mbulojë që atë ditë nuk ka pasur mjetet e sigurisë në punë, ose ka dashur të fshehë diçka të jashtëligjshme. Nuk e kuptoj qëndrimin e policisë, sesi merr deklaratë nga daja që është sipërmarrësi përpara se të pyetet familja?

Përveç deklaratës që të mos i bëhej autopsia ka bërë dhe një deklaratë tjetër që kanë firmosur të dy prindërit në një fletë të bardhë ku shkruhet, “Unë zoti Novruz Goxhaj në përgjegjësi të plotë, deklaroj se në lidhje me humbjen e jetës aksidentalisht të djalit im, Genci Goxhaj në punë nuk kam asnjë pakënaqësi nga administratori Bashkim Graçi dhe nuk e ngarkoj me përgjegjësi për humbjen e jetës të djalit tim”.

Por në fakt nuk ka asnjë noter dhe e ka rrëzuar Gjykata, pasi prindërit e të ndjerit nuk kanë bërë një deklaratë të tillë.

Veronika Muka tregon, se iu drejtua prokurorisë, por prokurori Spartak Çoçoli vendosi mosfillimin e hetimeve dhe as që njoftoi të interesuarit për këtë.

Qytetarja- Dosja ime nuk ka as datë, as një fillim as një fund. Është bërë një procedurë dhe ka mungesë date. Mungon vula juaj tek kjo dosje. Urdhëro shikoje!

Kryeprokurori Arben Pasha-Mirë mo mirë, mungon. Kur e keni marrë ju këtë vendim?

Qytetarja-Të mërkurën e parë.

Kryeprokurori Arben Pasha–Kur është bërë njoftimi?

Sekretarja- Vajti njoftimi në shtëpi, erdhi e tërhoqi…

Kryeprokurori Arben Pasha-Tani është bërë njoftimi? Nga 2010-ta tani ka vajt?

Sekretarja-Nuk e di!

Kryeprokurori Arben Pasha– Nga 2010-ta, a e ka marrë njoftimin?

Qytetarja-Jo, s’kam marrë njoftim unë.

Kryeprokurori Arben Pasha-Po pusho, ti moj zonjë tani, unë po flas më këtë! (sekretaren).

Sekretarja-Ja, do ta rishikoj edhe një herë.

Kryeprokurori Arben Pasha-Po nxirre dosjen dhe eja!

Kryeprokurori Arben Pasha ka thirru, Spartakun në zyrë Çoçoli.

Kryeprokurori Arben Pasha-Genci Goxhaj, ka qenë i firmës Graci, kabllorit…nga 2010-ta deri më sot, s’është bërë njoftimi zotëri! Pse nuk është bërë njoftimi? Ka arsye apo është neglizhencë?

Prokuror Spartak Çoçoli-Nuk më vjen si rast njëherë!

Kryeprokurori Arben Pasha-Është cështja jote, Spartak! Të të bie ndërmend! Eshtë një rast, që ka vdekur në “Zinxhira”, e ka zënë korenti të themi dhe e keni bërë vendim mosfillimi. Tani ky vendim, kush do ta konstatojë është i ligjshëm, i paligjshëm, nëqoftëse s’bëhet njoftimi? Pse s’është bërë njoftimi?

Prokuror Spartak Çoçoli-Në dijeninë time…

Kryeprokurori Arben Pasha–Po!

Prokuror Spartak Çoçoli-S’ma merr mendja, që mos të jetë bërë njoftimi!

Kryeprokurori Arben Pasha-Në dijeninë tënde, ti e di shumë mirë, që nuk është bërë njoftimi. Dakord?

Prokuror Spartak Çoçoli-Po s’e mbaj mend fare si rast!

Kryeprokurori Arben Pasha-E mban mend shumë mirë rastin!

Prokuror Spartak Çoçoli-Po s’e mbaj mend!

Kryeprokurori Arben Pasha-E mban mend mo, se unë kam thirrur sekretaren këtu. E mban mend shumë mirë rastin.

Prokuror Spartak Çoçoli-S’e mbaj mend po të them, si rast tani.

Kryeprokurori Arben Pasha-Po ti s’mbanke mend çështjet, që ke mbrojt ti, o? Ndërkohë, që unë kam dhënë urdhër, që edhe një vit pas, të bëhen njoftimet dhe kjo dosja është pa njoftim! Pse është pa njoftim? Kush është arsyeja? Cfarë interesash ka?

Prokuror Spartak Çoçoli-Ç’interesa ka, mo?

Kryeprokurori Arben Pasha-Po cfarë ka? Pse s’bëhet njoftimi,kur unë kam dhënë urdhër nuk ka dosje në arkivë, të mos vejë njoftimi tek të dëmtuarit? Ik, se e zgjidh unë më pas me ty!

Kryeprokurori Arben Pasha vendoi që dosja të zbardhej, për të gjithë bazën materjale që mungonte.

Kryeprokurori Arben Pasha- E dimë shumë mirë që ky veprim është bërë nga neglizhenca, dhe e kemi shkelur kështu që njoftimi do bëhet tani. Afati i ankimit fillon nga ky moment. Nga ky moment brenda 5 ditësh ke të drejtën e ankimimit. Të drejtat e tua janë vonuar, por nuk janë mohuar.

Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Gjirokastrës për tu rishqyrtuar dhe dosjen e ka prokurori, Emëror Kasaj.

Veronika Muka: Që nga 2017 dhe deri më sot nuk është bërë asnjë gjë.

Prokurori Spartak Çoçoli-Ne u morëm gjithë këtë periudhë, për një deklaratë të qelbur. Do bëjmë këto 2 veprime, që kanë ngelur dhe do t’ju njoftojmë. Më tepër nuk kam, se çfarë të them për momentin. Se u bëmë lesh e li për një deklaratë.

Denoncuesja- Shiko lesh e li mund të bëhesh.

Prokurori Spartak Çoçoli-S’keni faj ju moj, por edhe unë s’kam faj. Unë s’mbaj mend tani, që nga atje tani, sesi është futur ajo deklaratë para 8 vjetësh tani.

Denoncuesja- Si the mo? Po ti paguhesh për këtë more zotëri.

Prokurori Spartak Çoçoli-Si paguhem për këtë moj ti?!

Denoncuesja- Po ti paguhesh për këtë!

Prokurori Spartak Çoçoli-Po nga 2010 e deri më tani unë kam kaluar 1 milionë e 300 çështje.

Pas interesimit në institucionet e drejtësisë, gazetarja e “Stop” i drejtohet dajës së të ndjerit, njëkohësisht administratori i “Graçi kabllor”, Bashkim Graçi. Ky i fundit thotë, se deklarata për mosbërjen e autopsisë ka qenë emocionale, ndërsa me deklaratat e tjera ka punë familja e viktimës.

Gazetarja- Si jeni?

Daja- Urdhëroni ca doni?

Gazetarja- Ideja është, se rasti është denoncuar në emisionin “Stop” nga familjarët

Daja-Po!

Gazetarja-Bëhet fjalë për Genci Goxhaj, ai është dhe nipi juaj, njëkohësisht,ka qenë dhe punonjësi juaj.

Në momentin, që ndodhi aksidenti, në vendngjarje keni qenë ju prezent. Pse këtu, ku të është marë deklarata nga policia , ju jeni shrehur: mos t’i bëhet autopsia?

Daja-Po moment emocional.

Gazetarja-Ça do të thotë moment emocional?

Daja- Po për momentin them, që mos ja bo, se gjynaf. Nëqoftëse merret për bazë kjo edhe kjo budallëk ka tutje tha babë e nënë ai mos ta nxirrnin djalin andej…

Gazetarja-Përse ju keni dashur të fshihni…?

Daja-Ca thua moj? C’lidhje ka?

Gazetarja-Mosvendosjen e kaskës, apo ndonjë gjë tjetër?

Daja- Jo, jo, e kishte në makinë. T’i mirrte, është halli i tij.

Gazetarja-I kishte në makinë thoni juve?

Daja-Po patjetër!

Gazetarja-Po ne s’e pyesim dot. Kush mund ta dëshmojë k’të, që i kishte në makinë? Kush mund ta verifikojë?

Daja-Moj zonjë, aty i ke dokumentat!

Gazetarja:Këtë deklaratë – ” Une Z.Nevruz Goxhaj, kryefamiliar i familjes Goxhaj, me përgjegjësi të plotë deklaroj, se në lidhje me humbjen e jetës aksidentalisht të djalit tim Genci Goxhaj në punë, nuk kam asnjë paragjykim ose pakënaqësi nga administratori Bashkim Grraçi dhe nuk e ngarkoj me përgjegjësi për humbjen e jetës së djalit tim”.

Sipas Nevruz dhe Lele Goxhaj, k’ta deklarojnë, që juve i keni marrë vetëm këto 2 firma. Pse duhet të pregatitet kjo deklaratë?

Daja-Moj zonjë! K’të e ka bërë familja, k’të se kam bërë unë.

Gazetarja-Po familja thotë, që ne vetëm kemi firmosur.

Daja–Po, se ç’thotë familja tashti, është halli i tyre.

Gazetarja –Gjykata k’të e ka nxjerrë deklaratë të pavlefshme, i ka dhënë të drejtë familjarëve.

Daja-Po nejse mo, është problemi i gykatës, mua s’më hyn në xhep fare, se c’dokumenta janë më dhe sa vlerë kanë k’to.

Gazetarja –Duhet të t’hyjë në xhep, se gjykata shprehet, që kjo deklaratë është fallco.

Qytetarja, ju drejtua Komisaritatit të Policisë së Gjirokastrës se pse OPGJ nuk ju drejtua familjarëve, por mori dëshminë e dajës.

Qytetarja-Desha të takoja pak Klaudio Zhupën.(OPGJ) A është këtu?

Punonjësja- Klaudio Zhupa? Nuk e di, nëse ai ndodhet këtu, ja sa ta marrim në telefon.

Punonjësja-( I telefonon Klaudio Zhupës) Nuk e di, cfarë problematike ka zonja, por tha, që do të flasi….domethënë, s’ka mundësi? Jeni me leje të zakonshme ë…

Punonjësja-Është me leje të zakonshme. Doni t’jua jap numrin dhe të kontaktosh?

Veronika telefonon oficeri Klaudio Zhupa.

Veronika Muka- Ke pyetur dajën për autopsinë dhe jo mua. Pse?

Oficeri Klaudio Zhupa- Urdhëro!Po! -Po nuk e mbaj mend fare si rast, nuk e di a…Që para 9 vjetëve, nuk e mbaj mend!Nuk e kam, nuk e kam idenë!Nuk mund të flas në telefon, të lutem…Edhe njëherë, nuk mund të flas në telefon!

Në prokurori, Spartak Cocoli ishte i pezulluar dhe çështja kishte kaluar te Emëror Kasaj, por sërish nuk është bërë asgjë për të hetuar për aksidentin, që i mori jetën të riut.

Prokurori Spartak Çoçoli-Prokurori ndoshta.

Denoncuesja- Kush prokuror?

Prokurori Spartak Çoçoli-Emërori!

Prokurori Spartak Çoçoli-5,6,7… kjo është.

Prokurori Spartak Çoçoli-S’e di, e ka marrë Emërori atë.

Denoncuesja–Po zvarriten, të lutem, o Spartak..!

Prokurori Spartak Çoçoli-Ajo, ajo kam 2 muaj e gjysmë, që jam i pezulluar.

Denoncuesja-Tani ka 2 muaj, që solli për eksperten. Tani ekspertja..

Emëror Kasaj-Kush të tha? Unë s’e kam parë akoma atë, sepse tani kam ardhur, kam 80 dosje.

Denoncuesja-Mirë, ti ndoshta tani e ke marrë, por unë kam 2 muaj, që po vij vërdallë për këtë eksperte. Ka 2 vjet dosja, që është kthyer. Tani më thuaj, çfarë do veproj, sepse…

Emëror Kasaj-Unë atë s’e kam parë vetë. Çfarë të them unë? Kot të flas? S’e kam lexuar vetë.

Denoncuesja- Edhe si do procedosh?

Emëror Kasaj-Po mirë ne do vazhdojmë me Emërorin, po jo 2 vjet…Mos ki merak…

Asnjë hetim për vdekjen e të riut në punë, prokurorët bëjnë ping-pong.

Pas interesimit në institucionet e drejtësisë, gazetarja e “Stop” i drejtohet dajës së të ndjerit, njëkohësisht administratori i “Graci kabllor”, Bashkim Graci. Ky i fundit thotë, se deklarata për mosbërjen e autopsisë ka qenë emocionale, ndërsa me deklaratat e tjera ka punë familja e viktimës.Në prokurori, Spartak Cocoli ishte i pezulluar dhe cështja kishte kaluar te Emëror Kasaj, por sërish nuk është bërë asgjë për të hetuar për aksidentin, që i mori jetën të riut.