Nga Afrika “Rama ik”, Meta firmos cdekretimin e dates se zgjedhjeve.
Një njeri me ngjyrë është filmuar duke thirrur njëlloj si opozita shqiptare “Rama Ik”! Presidenti Meta, sic kishte paralajmëruar, firmosi live cdekretimin e datës së zgjedhjeve, duke bërë në fund edhe simbolin e shqiponjës.Pas këtij akti, kryesia e PS-së u mblodh urgjentisht dhe vendosi nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit nga ana e parlamentit.Gjithcka u agravua pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild. Pikërisht për këtë, Renaldo u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur, nëse kanë frikë nga përgjimet. Nëse përgjimet nuk janë provë, atëherë cfarë janë ato?!
Vlorë, 30 vjet nëpër zyra për regjistrimin e pronës, “Stop” zgjidh problemin.
Emisioni “Stop” është ndalur në zonën pranë rajonit numër 2, lagja “Uji i Ftohtë” në Vlorë, për një ankesë nga familja e Pirro Kulos. Vasilika Kulo tregon se ka 30 vjet që sorollatet nga Hipoteka e Vlorës, për një certifikatë pronësie, për një sipërfaqje prej 10 300 metra katrorë, të trashëguar nga paraardhësit.
Vasilika ka që nga viti 2014 që aplikon për këtë vërtetim, por nuk ka zgjidhur gjë. Specialistët e Hipotekës e përcjellin sa herë që interesohet, ndërsa kur interesohet “Stop”-i, shfaqet juristja e Hipotekës Besmira Arshia.
Qytetarja: Kisha bërë një kërkesë, aplikim këtu për certifikatën e pronësisë.
Punonjësja 1: Ju ka ardhur një zarf?
Qytetarja: Po ai zarfi…
Punonjësja 1: Më dëgjo mua! Me dokumentet që të kanë ardhur në zarf do t’ia paraqitësh tek juristi përkatës, ku ke prerë faturat.
Qytetarja: Më kanë dërguar të tjera dokumente moj!
Punonjësja 1: Po ajo të të sqarojë! Të të japë dokumentet, sepse mund të jetë bërë gabim!
Qytetarja: Po si mund të bëhen gabime?
Punonjësja 1: S’e di! S’të jap dot përgjigje!
Qytetarja: Përshëndetje! Kam bërë një aplikim, për të regjistruar pronën.
Punonjësja 2: Ke aplikuar?
Qytetarja: Po!
Punonjësja 2: Po?
Qytetarja: Dhe ju më keni dërguar ca dokumente. Ça janë këto? Radhën e parë më dërguat ca çarçafë për të fshirë menderen, tani më sillni këto.
Punonjësja 2: Paske ardhur e karikuar!
Qytetarja: E karikuar?! Po vdiqa mo!
Punonjësja 2: Të shikoj kush juristi që e ka trajtuar dhe nesër, që ka ditë pritjeje me qytetarët, këtë për të fshirë, që thoni, ik thuaji juristit!
Pas interesimit të gazetares së programit investigativ “Stop” arrijnë të komunikojnë me Besmira Arshia, juriste e zyrës së Hipotekës në Vlorë.
Gazetarja: 5 vite nga 2014-ta deri në 2019-ën që vjen dhe interesohet për certifikatë pronësie. Çfarë problemi ka? Sepse aty nuk është në proces gjyqësor.
Punonjësja 2: Të flas me juristen që e ka trajtuar që pse nuk është bërë për kaq vite.
Juristja: Mua në sistem më ka ardhur ky aplikim, bashkëlidhur aplikimit është ky vërtetimi pronësisë dhe thuhet kopje dokumentacioni dhe zonjës bashkëlidhur i është vendosur në dispozicion kopje e dokumentacionit. Nëse zonja këtë aplikimin e ka referuar aplikimeve të mëparshme, bashkëlidhur aplikimit duhet të vendoste kthim përgjigjet që ka marr për aplikimet e mëparshme.
Gazetarja: Po ju nuk i keni kthyer përgjigje pra për 4 vjet dhe ka ardhur prapë që të interesohet.
Juristja: Nëse zonja nuk ka pasur një kthim përgjigje të viteve të mëparshme bashkëlidhur aplikimit do më dërgonte thjesht aplikimin që unë të verifikoj që kjo zonjë ka aplikuar në vijimësi, ka dosjen të trajtuar apo të mos trajtuar disa herë, të mblidhja të gjithë këtë dosje dhe të ktheja një përgjigje. Pjesa e dytë, në momentin që zonja aplikon për kopje dokumentesh, informacion dhe vendos dokumentin me shënimin “kopje dokumentesh” zonjës i duhen të gjitha regjistrimet që janë dhënë me firmë dhe vulë.
Gazetarja: 5 vjet të kesh një pronë dhe të vish të interesohesh tek zyra e regjistrimit, më fal ti kërkon informacion tek zyra e regjistrimit apo regjistrim prone? Të lutem.
Juristja: Tek tabela ke një listë shërbimesh, çdo kod çdo aplikim.
Gazetarja: Për çfarë ke ardhur?
Qytetarja: Për certifikatë moj shpirt.
Juristja: Nuk ka aplikuar pra. Të aplikojë për certifikatë, kartelë dhe hartë pronësie dhe do të marrë një përgjigje që kjo pronë është në rregull. Të bëjë procedurën ligjore dhe juristi i zonës dhe inxhinieri i zonës, do e shqyrtojmë gjithë dokumentacionin dhe referuar dokumenteve që janë në arkiv, nëse prona është në rregull zonja do të pajiset me certifikatë pronësie.
Ferdinand Sulaj, kryetar i Shoqatës së Pronarëve Legjitimë shprehet se ka plot raste ku institucione, që kanë të bëjnë me regjistrime pronash, të sorollasin pronarët legjitimë. Ai bën apel që t’u jepet fund këtyre mënyrave ngatërruese dhe të stërmundimshme për qytetarët.
“Për çështjen e familjes së zotit Pirro Kulo me gjithë këmbënguljen e tyre 30-vjeçare për të regjistruar pronën, nuk i kanë drejtuar asnjëherë nga ai krahu për ta ndihmuar këtë familje, të regjistrojë pronën e saj. Prona e tyre është evidente, është menaxhuar në vitin 2015-të dhe duhej ta thërrisnin për të regjistruar pronën personin, pasi nuk është bërë shtetëzim i asaj prone. Ajo pronë ka tapi dhe ato nuk mund të preken asnjëherë. Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve të regjistrimit të pasurive të qytetarëve, të mos japin përgjigje evazive, të mos bëjnë aplikime dhe të sqarojnë qytetarët nëpër sportelet e tyre, sepse qytetarët nuk e njohin ligjin. Ligjin e njohin ata, ata e dinë rrugën më të shkurtër, aplikimin më të mirë dhe mundësinë më të mirë për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë problemit.”
Në fund bashkë me gazetaren e emisionit “Stop” dhe pronarin, zotërinë Pirro Kulo, iu drejtuan përsëri Hipotekës së Vlorës për të ribërë aplikimin edhe njëherë siç e kërkoi juristja e zyrës.
Nuk merrte xarelto me rimbursim, Stop zgjidh problemin.
Vetëm pak kohë më parë, emisioni “Stop” trajtoi rastin e të moshuarit Shyqyri Stari nga Durrësi, i cili nuk po merrte dot medikamentin xarelto, edhe pse e kishte me rekomandim nga sanatoriumi.Pas transmetimit të problemit, zoti Stari na dha lajmin e mirë, se më në fund kishte arritur ta merrte ilacin me rimbursim.