Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj
E bujshme, studio e emisionit del ne shitje me çmim okazion
Një nga personazhet viralë të rrjeteve sociale, Afrim Hasa, i bërë i njohur për shitjet okazion dhe frazën “me dokumenta”, ka hyrë në studion tonë, duke e nxjerrë atë në shitje, sigurisht okazion.Afrimi ka ftuar të parët Saimirin dhe Gentin, për ta blerë studion e “Stop” me 50% të vlerës së saj.
Merr shtëpi te firma që bëri punimet me klering, e nxjerrin në rrugë
Jemi në lagjen “28 nëntori” në Vlorë për problemin e zotit Armand Brahimaj dhe të vëllait të tij, që kanë blerë nga një apartament te Haki Kuteli.Pallati ka më shumë se një vit, që banohet, por vëllezërve Brahimaj u mohohet hyrja, pasi celësat mbahen nga Roland Mezani i firmës, që ka ndërtuar pallatin. Apartamenti i Armandit është blerë te personi, që kishte hyrjet, për shkak të marrëdhënieve të kleringut.Ndërtuesi dhe ky i fundit kanë mosmarrëveshje, që penalizojnë qytetarin, që sot jeton me qira, ndërsa apartamenti i likujduar rri i mbyllur.Firma, që ka bërë pallatin është “2 g construction”dhe kjo firmë ka nënkontraktuar kompaninë e Roland Mezanit dhe ky i fundit i ka dhënë me klering 6 apartmente “kuteli shpk”.Ndërtuesi pretendon, se firma e kleringut ka bërë punë me vlerë 340 milionë lekë të vjetra dhe ka marrë hyrje për 420-430 milionë lekë. Derisa cështja të zgjidhet në rrugë ligjore, Armand Brahimaj dhe familja e tij, duhet të enden rrugëve.
Merr gjobë duke lënë Shqipërinë, njoftohet pas 4 muajsh, vlera dyfish
Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim nga një shtetas kosovar, i cili tregon, se ka marrë dijeni pas 4 muajsh në pikën kufitare të Malit të Zi, për një gjobë, që kishte marrë gjatë verës në Shqipëri. Sipas tij, gjoba është dyfishuar nga kamatë-vonesa. Ne u konsultuam me ekspertin Gëzim Hoxha, i cili argumenton, se njoftimi, që i bëhet në kufi shtetasit, i jep të drejtën, që të kthehet në OASh më të afërt dhe ta anulojë, ose përgjysmojë gjobën, pasi ajo konsiderohet si dita e parë e njoftimit.
/tvklan.al