Duhet të qeveriste prokurorët, pse nuk pranoi vettingun kreu i KLP-së


Kreu i KLP-së Alfred Balla, u shkarkua nga detyra dhe do të duhet të qëndrojë15 vjet larg sistemit të drejtësisë. Kjo masë erdhi, pasi Balla nuk pranoi t’i nënshtrohej procesit të vettingut.

“Uli br*kët”, 63 vjeçari lë shtatzënë vajzën me probleme, e josh me molto


Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është shënuar një ngjarje e rëndë. 63-vjeçari Luan Topi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi ndryshe dhe 24-vjeçarja është sot 2 muajshe shtatzënë si pasojë e këtij raporti.

Mamaja e vajzës tregon se ajo e mori vesh dy javë më parë, pasi vajzës nuk po i vinte cikli.

Nëna e vajzës: Ky rri në lagje tjetër.

Gazetari: Këtu afër…? Si e ka emrin, mbiemër?

Nëna e vajzës: Luan Topi.

Gazetari: Po vajza si është ? Është 2 muaj shtatzënë? Po kur e morët vesh ju?

Nëna e vajzës: E morëm vesh, kur nuk i erdhën periodat.

Pasi foli me vajzën, e ëma thotë se komshiu i tyre, Luan Topi, e ka gënjyer atë duke e futur në furgonin e tij të bardhë, me të cilin transportonte pjeshkë, ditën e pazarit.

Gazetari: Do na tregosh pak për këtë Luanin ti?

Vajza: Po iknim për në pazar. Ai më kapi.

Gazetari: Të kapi me dorë ë?

Vajza: Po!

Gazetari: Pastaj ku të çoi?

Vajza: Te furgoni i vet.

Gazetari: Po furgonin e ndezi, iku diku tjetër?

Vajza: Jo, aty.

Gazetari: E çfarë bënte?

Vajza: Hoqi br*kët.

Gazetari: Hoqi mbathjet ë?

Vajza: Po.

Gazetari: Sa herë e përsëriti këtë gjë?

Vajza: Dy herë.

Gazetari: Atë ditë apo ditën tjetër?

Vajza: Jo ditën e dytë.

Gazetari: Si i the mamit ti? Direkt apo më vonë?

Vajza: Më vonë.

Gazetari: Po përse nuk i the direkt? Kishe turp?

Vajza: Kisha turp.

Gazetari: Çfarë gjëje të dha që ti shkove me të?

Vajza: Molto, pesëqindëshe.

I biri i Luanit i ofroi mamasë së vajzës 1 milionë Lekë për të mbyllur gojën, por ajo nuk pranoi dhe e denoncoi në polici.

“Më dha në fund 1 milion Lekë, unë nuk pranova. Çuni i Luanit. Po të jap 1 milion që të mbyllim çështjen. Unë nuk e mbylla çështjen fare, unë nuk pranova dhe vajta direkt në polici. Mora një 5 mijë lekëshe borxh tek kjo komshija dhe ika. Nuk kishim lekë fare”, tha ajo

Sot i akuzuari Luan Topi është në gjendje të lirë.

Sipas informacioneve për Stop, policia e Lushnjes ka bërë procedurat paraprake ku ka marrë denoncime dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për këtë ngjarje. Vajzës i është bërë edhe një kontroll në maternitet.

Ajo që nuk kemi informacion nga policia e Lushnjes është marrja e mostrës së ADN-së për të parë nëse embrioni që mban në bark 24-vjeçarja ka si atësi Luan Topin apo dikë tjetër. Eksperti Xhevahir Celoaliaj sqaron se Prokuroria e Fierit duhet të urdhërojë bërjen e analizës së AND-së.

“Në laborator si laboratori i ADN në Forensic Center Albania, por besoj se edhe në çdo laborator tjetër më të madh apo më të vogël nga ana e aktiviteteve që kryejnë mund të përcaktohet atësia e fëmijës edhe në fetus. Kjo bëhet nëpërmjet të paktën përdorimit të dy metodave. Nëpërmjet marrjes së mostrës biologjike, gjakut të nënës ose direkt nga nëna merret lëngu amniotik i cili shërben si bazë për të nxjerrë profilin e ADN-së së fetusit që rritet në barkun e nënës. Organi i procedimit që vendos për kryerjen e kësaj analize urdhëron një specialist gjinekolog të fushës që të bëjë të mundur marrjen pa e dëmtuar, pa e rrezikuar as nënën, as fetuesin dhe të marrin sasinë e nevojshme sipas rakutimeve që bëhen me ekspertët tanë që mund të bëjnë këtë analizë, e cila mund të bëjë përcaktimin e atësisë së atij fëmije që po rritet në barkun e nënës”, tha ai.

Shërbimi Social në Bashkinë e Lushnjes ka qenë inekzistent dhe nuk e ka trajtuar këtë rast, por është mjaftuar me dhënien e disa pakove ushqimore për familjen e vajzës.

Shërbimi Social Fier-Shegan: Ne e kemi ndihmuar me pako ushqimore. Vazhdon të marrë përsëri ndihmën ekonomike, siç është trajtuar.

Gazetari: Po në lidhje me abuzimin që është shtatzënë.

Shërbimi Social Fier-Shegan: Sot më ka ardhur nëna, më ka kërkuar, që vajza nuk vjen dot të firmosë, për ndihmën ekonomike…patjetër i thashë,- do të sjell unë dikë në familje dhe do firmosi atje.

Gazetari: Është abuzuar seksualisht nga një 63-vjeçar dhe ajo është me aftësi ndryshe. Çfarë ndodh me këto raste?

Shërbimi Social Fier-Shegan: Zotëri! Me këto merret policia. Vajza nuk është me kartelë, me dosje, si i sëmurë mendor pranë Zyrës Ekonomikë në Fier-Shegan. Nuk trajtohet si e tillë.

Sipas Shërbimit Social dhe Psikologes së Bashkisë, vajza 24 vjeçe nga Barbullinja, nuk figuron me dokumente si me probleme mendore. Kjo kleçkë është përdorur që çështja të hetohet si një rast normal i një raporti seksual.

Psikologia e Bashkisë Lushnjë: Jam Elisabeta, psikologia e Bashkisë Lushnjë. Gjatë përgjigjeve, që vajza kthente, ishte e vonuar në përgjigje dhe përsëriste gjatë gjithë kohës, prandaj nuk mund të jap një deklaratë të tillë.

Si u manipuluan provat e njerëzit e drejtësisë për përvetësimin e pronës


Disa ditë më parë në emisionin “Stop” u trajtua pronësinë e dyqanit të Filda Hetës në rrugën e “Bogdanëve” dhe makinacionet për përvetësimin e kësaj prone.

Denoncuesja, Filda Heta: Në akt-marrëveshjen ishte shënuar që ne do t’i marrim këto 30 mijë euro nga inxhinieri teknik i firmës “G2”, Eduard Kelmendi por me llogari të kësaj firme me përfaqësues Gëzim Papinova. Vjen Eduardi na i sjell lekët tek noterja dhe na shpërndan nga një mandat-pagesë dhe sipër thotë “subjekti G2 ndërtim” dhe i firmosëm që i morëm këto lekë. 60 mijë euro ne do t’i merrnim në dhjetor të 2014-ës .

Kjo marrëveshje mes firmës G2 dhe familjes Heta nuk u respektua nga firma e ndërtimit e cila nuk i shleu 60 mijë euro në fund të viti 2014.

Denoncuesja, Filda Heta: Ndërkohë filloi duke bërë presion, më ktheni lekët mua dhe vëllezërve të mi. Mua më dilte në rrugë, më vjen tek puna “kërkoj lekët, të më kthesh lekët, e shumë të tjera.

Biseda telefonike mes Filda Hetws dhe Eduard Kelmendit.

Komshiu, Eduard Kelmendi: Ti do shkosh në prokurori, o do bjesh lekët nji më nji, o s’ka…!

Filda Heta: Për këto veprime të pandërgjegjshme që po bën, unë direkt tek organet kompetente.

Denoncuesja, Filda Heta: Eduardi me anë të presionit, duke u kërkuar lekët vëllezërve arrit tek noterja Rezarta Koçi, të bëjë këto veprime. Vëllezërit ia kanë kaluar Eduardit një pjesë të kësaj prone, e pra sipas ligjit bashkëpronësia duhet që të gjithë bashkëpronarët të jenë dakord dhe të firmosin të gjithë, por kontrata për veprime juridike.

Noterja Rezarta Koçi ia kaloi pronësinë e vëllezërve Heta te Eduard Kelmendi duke mos marrë pjesën e Filda Hetës e cila ishte pronare e dy pjesëve në këtë dyqan.

Denoncuesja, Filda Heta: Ndërsa unë nuk isha dakord për këtë gjë.

Rezarta Koçi është dënuar me vendim të formës së prerë dhe është dënuar me burg për “veprime të paligjshme” në ushtrimin e detyrës së saj si notere.

Nga ana tjetër përvetësuesi Eduard Kelmendi i është drejtuar gjykatës me një kërkesë penale kundër Filda Hetës dhe emisionit “Stop”, për publikimin e këtyre fakteve dhe provave.

Eduard Kelmendi: Shko, hajde në gjyq…!

Gazetari: Jo ti nuk je noter.

Eduard Kelmendi: Se je në kallëzim penal.

Gazetari: Po gjyqi është Rokoko!

Eduard Kelmendi: Hajde, se do e shofsh,  se kush je ti…

Gazetari: Po çfarë do shof? Pse ua ke marrë dyqanin?

Gjyqtarja Marinela Osmani, është shfaqur dukshëm e njëanshme në këtë kërkesë, duke favorizuar hapur Eduard Kelmendin. Ajo ka lejuar avokaten e Kelmendit, të shkelë etikën në proces, duke shfaqur afërsi me të.

Pala i është drejtuar gjykatës me kërkesë penale për të akuzuar disa nga drejtuesit e emisionit “Stop”, gazetarë etj. Por në kërkesën që ai i është drejtuar gjykatës nuk ka paraqitur gjeneralitete të sakta të palëve dhe gjykata e ka favorizuar në mënyrë të hapur duke i lënë plotësim të metash, por këtu nuk jemi në një proces civil ku mund të lihen të meta sipas nenit 1547 sipas Kodit të Procedurës Civile, por jemi në një proces penal që ligji penal e ka përcaktuar në mënyrë të qartë mënyrës se si duhet të paraqitet kjo kërkesë, pra në rasatin aktual kjo është favorizuar,” u shpreh juristi.

Emisioni ”Stop” ka sjellë fakte të tjera se si Eduard Kelmendi ka dikuar tek gjyqtarja Marinela Osmani. Ish-prokurori i Tiranës Adriatik Cama sipas informacioneve është avokati mbrojtës i Eduard Kelmendit, ku ka dyshime të arsyeshme që ky i fundit ka ndikuar tek gjyqtarja Osmani e cila zhvilloi haptas një proces të një anshëm.

Ndaj veprimeve të INUK Tiranë, që prishi dyqanin në fjalë pa vendim, janë bërë 6 kallëzime në polici, njëri prej të cilëve po hetohet nga prokurorja Silvana Lule, e cila nga 2018-ta deri më sot vetëm e ka zvarritur hetimin.

Denoncuesja, Filda Heta: Kam bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3, kam bërë 6 kallëzime, në kallëzimin e fundit ku mu shkatërrua edhe prona, komisariati ia dërgoi prokurorisë dhe prokuroria ka që nga 2018. Prokurorja quhet Silvana Lule, nuk me thërret mua. Unë kam kallëzuar Eduard Kelmendin dhe tre punonjës të IMT-së pasi s;kishin ansjë vendim  për shembjen e kësaj ndërtese.

/tvklan.al