Taksë e re për beqarët/ Tym e flakë në landfillin e Vorës.

Së shpejti pritet, që beqarëve t’u shtohet një taksë e re. Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët, lidhur me këtë iniciativë.”Stop” është ndalur në Kodër Picar në landfillin e bashkisë Vorë, ku mbetjet ishin hedhur edhe gjatë rrugës.Prej 10 vjetësh atje shkarkojnë kamioncina me plehra, dhera dhe orendi shtëpiake. Punonjësit thonë, se hidhen edhe mbetje urbane, të cilave më pas u vihet flaka e mbulohen me dhe.

Mbetet pa shkollë të lartë, Stop zgjidh problemin e liceistes.

Ergina Hoxha, sapo ka mbaruar liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe ankohet në “Stop”, se për shkak të një gabimi teknik të mësueses, ka mbetur pa aplikuar për shkollë të lartë.Ergina fajëson mësuesen e informatikës, që nuk i ka bërë aplikimin në rregull me kodin 6 shifror.Nxënësja debaton me mësuesen e informatikës dhe sekretaren e shkollës, p[or për raundin e parë cdo mundësi është e mbyllur. Ergina merr kodin 6 shifror në DAR dhe arrin të bëhet fituese në raundin e dytë, për degën e skultpurës në universitetin e arteve.

Solidaritet me të pamundurit, ndihma e zgjidhje për familjen Shima.

Pak ditë më parë, në 25 shtator, “Stop” transmetoi mjerimin e skajshëm në familjen Shima në Kashar.Por problemet e tyre morën zgjidhje. Ismail Shima u punësua në kompaninë Bolv Oil. Biznesmeni Samir Mane mori përsipër ndërtimin e shtëpisë dhe një sërë ndihmash erdhën nga qytetarë të ndryshëm.Po kështu, fëmijët e shkollës gjermane në Tiranë, Dojc Albania shule mblodhën ndihma për bashkëmoshatarët e tyre, me të cilët nuk ndajnë të njejtin fat.