Seriali i gafave aritmetike te Bashes/ Sgarbi: une dhe Rama kunder maskave.
Një ditë më parë policia e shtetit trumbetoi një aksion për kapjen e personave, që ushtronin prostitucion në qendrat e masazhit, pasi në këto qendra ishin infiltruar agjentë policie.Është bërë viral një lapsus i kreut të opozitës Basha gjatë konferencës së djeshme, kur tha, se 6 në 4 biznese po falimentojnë. Por duke kthyer përgjigje, Basha është ngatërruar sot sërish mes shifrave, duke ngatërruar madje edhe fjalën lapsus.Politikani italian Vittorio Sgarbi ka deklaruar në emisionin e Rette quattro “quarta republicca”, se ka folur gjatë me kryeministrin Rama dhe ky i fundit i ka deklaruar, se në Shqipëri nuk ka detyrim maskash, pasi covid 19 nuk është sëmundje vdekjeprurëse dhe nuk duhet trajtuar si e tillë.
Fier/ Mjekja con pacientet ne kliniken private, per sherbime qe jane ne shtet.
Kamera e fshehtë e emisionit Stop është ndalur në Fier, në një qendër spitalore, pas denoncimeve, se mjekja hematologe, Merita Alimadhi, i drejtonte pacientët në klinikën e saj private, për t’u shërbyer me para në dorë.Një qytetar shkoi në qendrën shëndetsore, duke dyshuar, se kishte probleme me veshkat. Mjekja Alimadhi fillimisht e ktheu mbrapsht, për t’u pajisur me maskë dhe kur qytetari e telefonoi sërish, ajo e drejtoi në klinikën private. Qytetari pagoi 2 mijë lekë të reja për ekon. Ndërsa disa të moshuar tregojnë, se kanë paguar 10 mijë lekë të reja për analiza gjaku dhe eko, edhe pse analizat i kishin bërë kohët e fundit.
Interpoli shqiptar i ngaterroi identitetin, kosovari del i pafajshem ne Britani.
Në prill të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi shqetësimin e shtetasit Hajdin Sadiku, 42 vjec, me 3 fëmijë nga Kosova e banim në Angli. Ai ishte ngatërruar me një person nga Shkodra, Bib Nikja dhe ky i fundit, akuzohej për një vrasje në vitin 2001 në Shqipëri. Familja Sadiku u shokua, kur policia angleze e arrestoi në mes të natës si kriminel për llogari të Interpolit Shqiptar.Stop mësoi, se identitetet e dy personave nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Datat e lindjes dhe gjenaralitetet nuk përputheshin dhe Interpoli duket, se u bazua vetëm në një fotografi të Hajdinit. Hajdini u tregua i gatshëm të bënte analizën e ADN-së, dhe të provonte, se kishte qenë asnjëherë në Shqipëri. Nga ana tjetër Drejtori i Interpol Shqipëria, nuk dha argumente për këtë gabim, por këshilloi, që Hajdini të merrte avokat e të bënte analizën e ADN-së, për ta paraqitur në gjyq në Angli.Sot pas disa muajsh,Hajdini ka dalë i pafajshëm. Kjo, pasi prokuroria britanike hetoi mbi cështjen, për shkak, se u përball me dy versione atë të Interpolit dhe me provat e Hajdin Sadikut, i cili vërtetonte, se ishte nga Kosova dhe jo nga Shqipëria .