Edhe ditën e dielë, studentët e Juridikut vijojnë ngujimin brenda ambienteve të Fakultetit. Duke filluar nga e hëna, ata kanë vendosur të vijojnë ngujimin të paktën edhe për një javë deri në plotësimin e 8 pikave dhe rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.
Edhe tek Fakulteti Ekonomik, studentët kanë vendosur t’i rikthehen ngujimit, pas ndërprerjes disa ditë të saj. Bojkoti vijon edhe tek Fakulteti i Histori-Filologjisë.
Tek jo e fundit, pedagogët kanë vendosur që ditën e hënë të futen në grevë 1-ditore. Vendimi unanim u mor ditën e premte në mbledhjen e asamblesë. Pedagogët, jo vetëm që mbështesin kërkesat e studentëve, por kërkojnë nga qeveria anulimin e ligjit për arsimin e lartë.
Tv Klan