Gjatë diskutimit në “Gjenerata Alfa” mes të rinjve për të ndjerit i përfaqësuar nga ata që zgjedhin si drejtues të tyre në klasë apo në shkollë, pati disa që u shprehën se lideri nuk është gjithnjë ai që shpreh më së miri idetë e tyre.
Nisur nga kjo,Ilda pati një ndërhyrje dhe tha se në universitet ndjesia thellohet e nuk do të ndihen fare të përfaqësuar. Siç u shpjegoi ajo bashkëmoshatarëve të rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, hallkat e universitetit e bëjnë të vështirë dhe të lodhshme paraqitjen e një problemi.
Pedagogu Ermal Hasimja u shpreh disi i zhgënjyer nga fakti që të rinjtë shpesh e shmangin politikën e tyre. Ai tha se lodhen më pak sesa moshatarët e tyre në shtete të tjera, por ankohen më shumë.
Kritika e tij s’u prit mirë nga Ilda që tha se të rinjtë shqiptarë ndihen më inferiorë e njëkohësisht, ka një ngërç që ata të gjejnë forcën për të folur mbi problematikat.
Ermal Hasimja: Më kujtohet para nja 15 vjetësh kam qenë shef i departamentit të Shkencave Politike në shtet. U çuan studentët në protestë në atë kohë dhe protesta kishte të bënte për çështje emërtimi të kartonit të diplomës e ca gjëra të tjera. Asnjëra nga kërkesat s’kishte lidhje me cilësinë e mësimit. Zero. Unë tani po prisja të dëgjoja pak më tepër përveç Esios që kishte një përkufizim shumë interesant të politikës dhe ngaqë më pëlqeu shumë ai përkufizim i politikës, ai është përkufizimi bazë që përdoret në Shkenca Politike, kisha shpresa që do të dëgjoja një problematikë më reale, por fatkeqësisht çfarë ndodh? Kur dëgjojmë kërkesat, jo provimet, jo këto, ato etj,ti kupton një gjë që ajo çfarë është thelbësore në rastin e shkollës në tërësi si institucion qoftë gjimnazi, universiteti çfarëdo që të jetë, në njëfarë mënyre anashkalohet edhe nga ata që janë përfituesit vetë, nga nxënësit ose studentët. Gjithë kjo fazë e jetës është që ju jeni në një kontekst, në një situatë ku duhet të mësoni disa gjëra sesi funksionojnë dhe që ju bëjnë gati apstaj për jetën ku do të dilni dhe do të angazhoheni, do të siguroni jetën tuaj, do të jepni kontributin për shoqërinë etj. Një pjese të gjimnazistëve këtu iu është mbushur mendja që janë duke punuar shumë dhe janë duke u lodhur. Jo, e keni gabim, është iluzion. Ju jeni duke u lodhur shumë më pak sesa një student anglez, francez, gjerman nga pikëpamja e programeve që bëjnë ata. Do të shkoni të përballeni në konkurrencë me nxënës maturantë që janë duke mësuar shumë më tepër sesa ju dhe ankohen shumë më pak sesa ju.
Ilda: Nuk jam fare dakord.
Ermal Hasimja: Patjetër që mund të mos jesh dakord.
Ilda: Nuk jam fare dakord, pse?
Ermal Hasimja: S’ma le ta mbaroj…
Ilda: Shumë ndjesë, por ishte goxha, të paktën muas’e di, më shkaktoi një gjë këtu. Ka një gjë, ka një problem, ne nxënësit shqiptarë, studentët shqiptarë patjetër që e kanë ndjenjën e inferioritetit kur vjen puna te edukimi jashtë, absolutisht. Ju e thatë nga eksperienca juaj, unë e them nga ajo që shikoj në TikTok, Youtube ose Instagram, patjetër që e kemi, mendoj edhe unë që ka prirje, ka ide, gjëra që atje simulohen shumë më shumë se ne. Ajo që bëtë ju dhe për të cilën nuk jam dakord, është kanalizimi i nevojave të studentëve dhe kanalizimi në të panevojshme dhe kanalizmi në të nevojshme. Momentin që ne nuk kemi forcën të ngremë zërin as për gjëra të panevojshme, ku e gjejmë ne forcën për t’i ngritur për gjërat e nevojshme që thatë ju dhe mos mendoni që nuk dimë ta bëjmë dallimin për gjërat e nevojshme apo të panevojshme./tvklan.al