Një studim i kohëve të fundit zbuloi se në kundërshtim me atë që shumë njerëz mund të besojnë, disa njerëz janë më të gatshëm se të tjerët të falin partnerët e tyre dhe t’u japin atyre një shans të dytë, edhe nëse ata i kanë tradhtuar.
Tradhtia është arsyeja pse shumë çifte i japin fund marrëdhënies së tyre. Por sipas studimit, kohët po ndryshojnë dhe shumë individë janë të gatshëm t’i japin partnerit të tyre një shans të dytë.
Ekspertët shprehen se 36.9 përqind e të anketuarve janë të gatshëm t’i falin partnerët e tyre pa asnjë kusht, 40.1 përqind mendojnë se e ardhmja e marrëdhënies do të varet nga arsyeja e tradhtisë. Rreth 23 përqind e njerëzve thonë se e kanë të vështirë të rikthehen me partnerin pas ndarjes./tvklan.al