Një sulm me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Vjenës. Siç raportojnë dhe mediat e huaja mësohet se autori ka qëlluar më thikë tre pjesëtarë të një familje (babain, nënën dhe vajzën e tyre).
Sulmuesi është larguar nga vendngjarja dhe forca të shumta të policisë kanë rrethuar gjithë qytetin për të kapur autorin.
Ngjarja ndodhi në orën 19:45 në zonë Nestroyplatz, pranë një restoranti japonez kanë thënë dëshmitarët okularë, të cilët kanë ve re një grindje përpara sulmit. Tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital.
Forcat speciale vieneze, VEGA kanë izoluar gjithë zonën dhe u është bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre./
tvklan.al