Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi një nxënës kreu një sulm me thikë në një shkollë në Sllovakinë lindore.
Mediat e huaja raportojnë se pre e sulmit të 18-vjeçarit ranë dy nxënës bashkëmoshatarë dhe një mësues. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 (me orë lokale), në një gjimnaz në Spisska Stara Ves, një qytezë me 2 mijë banorë në afërsi të kufirit polak.
Megjithatë ende nuk dihen arsyet që e shtynë 18-vjeçarit të bënte aktin ekstrem.
Autoritet lokale kanë bërë të mundur arrestimin e tij, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al