Të paktën 60 persona u vranë dhe rreth 200 u plagosën në sulmet e fundit ajrore izraelite në periferitë jugore të Bejrutit. Pak para se të kryente sulmin, ushtria izraelite bëri thirrje që të evakuoheshin për banorët e Haret Hreikut.

Bashkimi Europian dënoi ashpër vrasjen e 12 ndihmësve në një sulm izraelit pranë Baalbek në Luginën Bekaa duke argumentuar se sulmet e qëllimshme ndaj paqeruajtësve janë një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar.

Irani ka deklaruar se mbështet çdo vendim të marrë nga Libani në bisedimet për të siguruar një armëpushim me Izraelin, duke sinjalizuar se Teherani dëshiron të shohë fundin e një konflikti.

Ndërsa Washington Post shkruan se Netanyahu po nxiton të avancojë me një armëpushim në Liban me qëllimin për t’i dhënë një fitore të hershme të politikës së jashtme aleatit të tij, presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Klan News