Një delagacion shqiptar, ka mbetur i bllokuar në Izrael pas sulmit të Iranit. Bëhet fjalë për një grup turoperatorësh ku pjesë është edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit Herida Duro, e cila në një bisedë telefonike nga Tel Avivi për Klan News tha se janë të sigurt dhe se fluturimi i tyre është shtyrë për shkak të sulmit.
Herida Duro, Drejtoresha e Përgjithshme eTurizmit: Kemi një spostim të orarit, ne do të nisemi sot në mbrëmje drejt Qipros për t’u kthyer gjatë ditës së nesërme në Tiranë. Në momentin më të parë informacionin ne e morëm zyrtar nga zonja ambasadore e cila pa krijuar asnjë lloj paniku na informoi se në 48 orët e ardhshme Irani do të kishte një sulm të mundshëm ndaj vende të caktuara që ata në një farë mënyre kërkojnë, që mund të ishin zona ku kanë elektricitetin apo ku kanë baza të tjera ajrore apo militare. Ndaj edhe kishin një informacion paraprak që diçka mund të ndodhte. Politika i kishte dhënë disa sinjale. Nuk patëm asnjë lloj ndjesie negative për vetë faktin që Tel Avivi ka një mbrojtje dhe një nivel shumë të lartë sigurie. Ndaj edhe të gjithë qytetarët e këtij qyteti vazhdojnhë që të jetojnë normalisht.
Drejtoresha e Turizimit Herida Duro tha se në 3 ditët e fundit ka qenë në Tel Aviv dhe Jeruzalem për të prezantuar ofertën turistike shqiptare për këtë sezon.
Herida Duro, Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit: Mund të themi që axhenda ishte planifikuar e tillë në tre ditë intensive takimesh me turoperatorë të rëndësishëm edhe me media në kujdesin e veçantë edhe të ambasadores së zonjës Meri Kumbe. Por natyrisht një situatë e tillë për ne nuk përbëri, nuk pati dhe nuk ndryshoi asgjë nga intenerari i planifikuar ndaj dhe u zhvilluan të plota të gjitha aktivitete dhe të gjjitha takimet që ne kishim para vendosur bashkarisht.
Sipas Duros, qytetarët izraelitë kanë shprehur interes për Shqipërinë.
Herida Duro, Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit: Vendin tonë e shohin jo vetëm të sigurt, por edhe mbi të gjitha me një interes të jashtëzakonshëm për t’u treguar atyre potencialet dhe çështja e sigurisë ka qenë një nga diskutimet kryesore në fakt në të gjitha tryezat e zhvilluara këtu.
Grupi i shqiptarëve do të fluturojnë drejt Aeroportiti të Rinasit mëngjesin e së hënës.
Klan News