Autori i famshëm, Salman Rushdie ka treguar detaje rrëqethëse në një rrëfim për BBC News në lidhje me atë që kujton nga sulmi i dy viteve më parë, kur u godit me thikë në skenë.
Fituesi i çmimit Booker tha se syri i tij mbeti i varur poshtë fytyrës si një vezë e zier butë dhe se humbja e syrit e mërzit atë çdo ditë.
“Mendoja se po vdisja, për fat të mirë gabova”, tregon ai.
Salman tha se ai po përdor librin e tij të ri, “Knife”, si një mënyrë për të luftuar kundër asaj që ndodhi. Sulmi ndodhi në një institut arsimor në Nju Jork në Gusht 2022, teksa ai po përgatitej të jepte një leksion.
Autori kujton sesi sulmuesi erdhi duke ngjitur shkallët me shpejtësi dhe e goditi me thikë 12 herë, duke përfshirë goditje në qafë dhe në bark, në një sulm që zgjati 27 sekonda. Ai u dërgua në një spital me helikopter dhe kaloi 6 javë duke u rikuperuar atje.
Ai tha se kishte pasur një makth për sulmin, 2 ditë para ngjarjes së tij dhe si rezultat nuk donte të shkonte, por në fund vendosi që të merrte pjesë.
Autori 76-vjeçar është një nga shkrimtarët më me ndikim të kohëve moderne. Vite më parë, Salman qëndroi i fshehur pasi botimi i vitit 1988 “Vargjet Satanik” i solli atij kërcënime me vdekje./tvklan.al