“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje të mrekullueshme mes tyre. Surpriza e Esmeraldës u prit me një mesazh falenderimi nga vjehrra për prindërit e nuses së saj.

Në këtë atmosferë dashurie e mirënjohjeje, moderatori  i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea pati një falenderim për prindërit e bashkëshortes së tij. Anila Gjebrea feston ditëlindjen dhe për moderatorin, kjo simbolizon një dhuratë të bekuar.

Ardit Gjebrea: Sot ka ditëlindjen edhe nusja ime!

Manushaqe: Oh, edhe 100! Ajo fatkeqësisht nuk e ka vjehrrën dhe e di që ke pasur një nënë të  mrekullueshme!

Ardit Gjebrea: Por për fat të mirë e kam unë vjehrrën! Ashtu siç ti falenderove prindërit e Aldës që i kanë dhënë këtë edukatë, që është një fat etj, ashtu edhe unë falenderoj prindërit e nuses sime që më kanë bërë këtë dhuratë në jetë se e quaj një dhuratë të bekuar!/tvklan.al