Lidhja mes Esmeraldës dhe vjehrrës së saj, Manushaqes është një miqësi e vërtetë. Ato e kanë njohur njëra-tjetrën në këtë formë e më pas janë bërë nuse e vjehrrë. Esmeralda tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” sesa shumë ‘e llaston’ vjehrra e saj, e surprizon, i zbukuron dhomën me petale në përvjetor edhe pse vetë ka marrë goditje të forta në jetë.
Ndihma e saj e pakursyer dhe fjalët e ëmbla s’i mungojnë kurrë Esmeraldës, por ajo ka një dëshirë për Manushaqen të cilën ia shpreh në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Vjehrra i mirëpret fjalët e saj, por bën veprimin e papritur duke u ngritur në këmbë për të respektuar prindërit e nuses.
Esmeralda: Unë e di që ti kur ka festa je e trishtuar. Unë e di që përpara dhimbjes tënde, ne jemi shumë të vegjël. Këtë s’ta kisha thënë asnjëherë. Unë dua që të jesh më prezente në gëzimet tona, ti e di jeta është shumë e shkurtër. Ashtu si bën për ne çdo ditë që na përkushtohesh në shtëpi, në punë, te fëmijët , me gatimet, në të gjitha, unë dua të na përkushtohesh edhe në festa. Dua të të shoh më të qeshur, nuk dua të të shoh të trishtuar.
Manushaqe: Sipas asaj që kam shpirtin, jam shumë e qeshur, vetëm për hir tuajin, t’ju shoh shumë të lumtur. T’ju shoh, nuk di, nuk kam fjalë ta shpreh atë lumturi që dua të shoh unë te sytë tuaj. Për mua, jam shumë mirë edhe kaq, pavarësisht atyre që kam kaluar.
Esmeralda: Dua të të gëzojmë më shumë.
Manushaqe: Dua të them edhe unë diçka. Fjalët që i dalin nga zemra kësaj goce, nuk është asnjë false. I ka me shpirt dhe e falenderoj shumë. Ua uroj zonjave, kush është bërë vjehrrë ta kenë këtë fat. Dua të falenderoj në shenjë respekti (ngrihet në këmbë), prindërit që e kanë rritur, që e kanë edukuar, i falenderoj shumë! Faleminderit atyre për mbështetjen që na kanë dhënë për rritjen e fëmijëve, pavarësisht se unë kam sakrifikuar, por jemi shumë të angazhuara të dyja dhe bashkë me ata… e para është që më kanë dhuruar një gocë të mrekullueshme! Edhe çunit, edhe mua! Edhe për çunin, rruga e gjatë është ai me këtë se më thotë ndonjëherë që aman mi mami, edhe ti je nënë, jo, rrugën e gjatë e ka me çunin, dua t’i shoh të lumtur e të gëzuar,pavarësisht se unë… diçka më janë prerë në mes të jetës, por dua t’ua kompensoj juve atë që kam lënë unë mangët./tvklan.al