Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri që pati me kunatin. Sipas mediave italiane, i plagosuri është 30 vjeç. Ky i fundit u qëllua me thikë në bark nga 40-vjeçari, i cili u arrestua disa minuta pas ngjarjes. 30-vjeçari shqiptar shkoi në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe nuk është në rrezik për jetën.

Nga informacionet e mediave italiane, sherri mes tyre nisi pasi autori kishte ofenduar bashkëshorten e shqiptarit të plagosur. Kjo ka bërë që dy kunetërit të konfliktoheshin, e për pasojë shqiptari mbeti i plagosur. Ndërsa autori 40-vjeçar do të akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

/tvklan.al