Ernest Muçi ka gjetur golin e parë për këtë sezon në Turqi, me fanellën e Besiktas.

Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e vetëm për ekipin e tij, në derbin e zjarrtë të Stambollit, ku Besiktas u mposht me rezultatin 2-1.

Muçi shënoi në minutën e 94-të, pas një aksioni të gjatë nga e djathta, teksa pas një gjuajtje të bukur me të majtën, në hyrje të zonës, e ndali topin në rrjetë.

Për 24-vjeçarin, ky është goli i parë sezonal në Turqi, ndërsa në edicionin e kaluar shënoi tre herë me Besiktas-in, skuadër ku u transferua në merkaton e dimrit. /tvklan.al