Drita mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Suharekës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Gjilani, triumfoi 2-1 me përmbysje, për të marrë një sukses shumë të rëndësishëm. Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e parë në renditje me 21 pikë, ndonëse ka dy ndeshje më shumë për të luajtur.
Suhareka në krahun tjetër, mban vendin e pestë në renditje me 17 pikë të grumbulluara.
Në takimin e luajtur paralelisht, Prishtina mposhti minimalisht Ferizajn. Goli i Kryeziut, i dha fitoren kryeqytetasve që mbajnë vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Ferizaj renditet në vendin e tetë me 14 pikë. /tvklan.al