Shkoi ta surprizonte, por u përball me një të papritur të madhe! Natalia Araujo, ka zbuluar tradhtinë e të dashurit të saj, vetëm pak ditë para Shën Valentinit.

Volejbollistja, e cila shërben gjithashtu si rreshtere në ushtrinë braziliane, ka shpërthyer në akuza ndaj ish-të dashurit të saj, Joao Pedro.

Natalia Araujo, ka zbuluar për ndjekësit e saj, se kishte shkuar t’i bënte surprizë partnerit të saj, por zbuloi se ai po e tradhtonte me një tjetër.

27-vjeçarja, fituese e medaljes së bronzit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, u shfaq e përlotur në videon e saj. Ajo kishte planifikuar një darke romantike me Joao Pedro dhe i shkoi papritur në shtëpi, por u përball me një surprizë të hidhur.

“A e dini se çfarë bëri Natinho (Joao Pedro)? Ai më tradhtoi me atë vazjën e fundit në videon që postoi. Arrita në një pikë sa nuk mund ta fsheh më. Unë u tradhtova dhe është e rëndësishme që të gjithë të dinë të vërtetën”, tha Natalia Araujo në videon e saj.

Pedro thuhet se ishte me partneren e re, Luana Maria, e cila është jo pak e njohur për mediat rozë në Brazil.

/tvklan.al