Tirana do të përballet me Skënderbeun, në sfidën e javës së 25-të në Superligë. Pas barazimit në derbi, bardheblutë kërkojnë të rikthehen te triumfi.

Megjithatë problemet për stadiumin te Tirana vazhdojnë të jenë prezente. Skuadra e Bledi Shkëmbit nuk mund të luajë në kryeqytet dhe sfida e radhës është vendosur që të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut është planifikuar të luhet ditën e Diel, duke nisur nga ora 16:30.

Kjo sfidë mund të konsiderohet si finale nga të dyja ekipet, që mbajnë dy vendet e fundit në renditje. Pas 24 javëve të para, Tirana numëron 23 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Skënderbeu i fundit me 20 pikë. /tvklan.al