Në 21 qershor 2023 emisioni  “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast korruptiv në Shkodër. Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej, e lëndës Biokimi Mjekësore për 3 degët, Mami, Infermieri dhe Fizioterapi, merrnin para nga sutdentët, për t’i kaluar në provime.

Nga 120 studentë, 110 prej tyre, ishin ngelës në lëndën e Biokimisë. Ata, që kishin mundësi ekonomike,  jepnin minimalisht 150 euro, për të marrë provimin. Pas transmetimit, u bë pezullimi nga Ministria e Arsimit për rektoren dhe u proceduan penalisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre Suzana Golemi dhe Donalda Laçej.

Pas 6 muajsh “Stop” mëson se çështja është ende nën hetim. Por nga ana tjetër, edhe pse e pezulluar dhe nën hetim, zonja Golemi vazhdon të japë mësim e të marrë në provim studentët.

Qytetarja:  Profesoreshë Suzana është gjë këtu?

Studenti: Golemi?

Qytetarja:  Po! Golemi!

Studenti:  Është te 742-shi, që i bie është te…

Qytetarja:  E gjej tani në këtë orë aty?

Studenti:  S’e di. Thjesht e di, që është te 742-shi, më duket te biologjia.

Qytetarja:  Më fal për shqetësimin! Doja të pyesja, Suzana Golemi është këu?

Studentja:  Është brenda.

Qytetarja:  Është brenda?

Studentja:  Po!

Qytetarja:  Më fal! Është duke dhënë leksion tani?

Studentja:  Në provim është.

Qytetarja:  Profesoreshë, më falni, që ju ndërpres, hë Nxxxx Dxxxx, dini gjë, ku mund ta gjej?

Suzana Golemi: Jo, po nalt i ke te infermieria.

Qytetarja:  Faleminderit!

Ish-zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj thotë se ushtrimi i detyrës si pedagoge, pasi është pezulluar dhe çështja po hetohet, është një akt jo ligjor dhe jo moral.

Nora Malaj: Rastin për pezullimin e zonjës në fjalë e bën ministrja e Arsimit siç ka qenë rasti i zonjës Kushi. Jemi njohur edhe me një aferë korruptive, një aferë të zbardhur dhe kuptohet, ligji ka edhe kodin ligjor, edhe kodin e moralit dhe kur flasim që zonja duhet të pezullohet, nuk pezullohet vetëm si rektore, por pezullohet edhe si trupë administrative, pra si pedagoge për ta ushtruar deri në zbardhjen e plotë të veprimit.

Është një situatë që realisht me vendimin e minsitres së atëhershme të Arsimit, zonjës Kushi, rektores në këtë moment i hiqen të gjitha kompetencat, edhe ta ushtrojë deri në zbardhjen e plotë të situatës së saj ndaj nuk e di përse e ka bërë këtë veprim, nuk e di përse është vënë në këtë situatë dhe nuk e kuptoj se kush janë ata që marrin këto vendimmarrje duke marrë parasysh që një figurë e cila është kapur me zë dhe me figurë, ende nuk ka pastruar vizionin e saj për të qenë modeli më i mirë i zhvillimit  në një kohë që flasim për një universitet shumë prestigjioz, pra inkriminon në një farë mënyre figurën e pedagogut, figurën e titullarit, figurën e institucionit dhe ul atë që quhet besueshmëria e qytetarëve drejt sistemit të arsimit, sidomos drejt arsimit të lartë./tvklan.al