Gazetari Glend Tafaj, zbuloi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, lejoi lojtarët të takonin familjarët e tyre, që nuk i kishin takuar nga nisja e grumbullimit.

Tafaj, deklaroi gjithashtu se në Gjermani, kanë udhëtuar 8-9 mijë tifozë të Shqipërisë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Trajneri lejoi vizitat e lojtarëve me familjarët e tyre, që nuk i takonin prej disa ditësh. Lojtarët janë në gjendje shumë të  mirë dhe me entuziazëm. Janë me këmbë në tokë. E dinë që janë kundërshtarë të fortë, por do të provojnë të bëjnë më të mirën. Silvinjo ishte gjithashtu i përmbajtur në deklarata. Nga SHBA, kanë ardhur 8-9 mijë tifozë për të mbështetur Shqipërinë.”, deklaroi Tafaj.

Ndeshjet e Shqipërisë dhe ato të tjera të Europianit, do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan. /tvklan.al