Në studion e “Opinion”, ish – ministri Saimir Tahiri deklaroi se do t’i shkojë deri në fund kësaj historie dhe se do të vijë dita që do të merret me ata që fshihen pas saj. Por Tahiri theksoi se sot është dita që të shkojë në qelinë më të largët të burgut, derisa të zbardhet e vërteta, vetëm pas kësaj do të merret me ata që fshihen pas saj.   

“Kam besuar në të gjitha rastet që të bësh detyrën ka edhe këtë kosto e kjo që ndodhi sot është kosto jo e pavetëdijshme e imja për atë që kam bërë gjatë kohës që kam qenë në detyrë. Unë sigurisht nuk e prisja që të vinte në këtë mënyrë, por pa asnjë diskutim e prisja që të gjithë të mblidheshin një ditë bashkë…”

Po kush jua ka bërë atëherë, partia juaj?

Nuk prisja të që të bëheshin të gjithë bashkë që të ma hidhnin në kurriz, por edhe sikur të kthehesha edhe një ditë mbrapsht, unë do të bëja po të njëjtën gjë, sepse realisht besoj se në këtë vend ia vlen…”

A ka rol Edi Rama në historinë e akuzave ndaj jush? Nga PS, nga brenda partisë tuaj? A ka rol Fatmir Xhafaj, Ministri i Brendshëm në nxjerrjen e materialeve dhe akuzave ndaj jush?

“Sot nuk është dita që të merrem se kush ka rol në këtë histori. Sot është dita që unë t’i shkoj deri në fund kësaj historie, të shkoj në qelinë më të largët të burgut, do të rrij aty deri sa të zbardhet e vërteta. Dhe pasi të zbardhet e vërteta do të jetë dita ime të merrem me këdo”. (minuta 4:40)

https://www.youtube.com//embed/W0pIzY9fTVY

Tahiri: Do vijë dita ime që do të merrem ata që fshihen pas kësaj historie

“Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë punë, që padyshim ka..”

Thonë që italianët kërkojnë arrestimin e Haki Çakos, keni dijeni për këtë zoti Tahiri që mund të ketë arrestime të një niveli të tillë?

“Jo, nuk kam dijeni. Sigurisht nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori, do të vijë dita që unë do të merrem me ta”.

A ka njerëz që po tentojnë t’ju nxjerrin nga politika ose t’ju çojnë pas hekurave? Nëse ju thoni që jeni i pafajshëm dhe po tentojnë t’ju burgosin, kjo vjen vetëm nga njerëz të fuqishëm…

“Unë do të sakrifikoja vetëm për qetësinë e familjes time dhe për të vërtetën. Mua nuk më intereson fare kjo loja kukafshehti…”/tvklan.al