61 persona kanë humbur jetën si pasojë e valëve të të nxehtit në Tajlandë që nga fillimi i vitit. Bilanci i viktimave është më i rëndë në krahasim me vitin e kaluar ku u shënuan 37 viktima.
I nxehti ekstrem ka prej javësh që po mundon qytetarët e vendit aziatik. Numri më i madh i viktimave është shënuar në verilindje të Tajlandës. Përveç Tajlandës edhe Meksika është përfshirë nga një valë e të nxehtë e cila ka sjellë temperatura të larta dhe rrezatim të fortë diellor.
Dielli përvëlues dhe mjedisi i thatë i kanë detyruar banorët të mbajnë çadra dhe kapele. Meksika po përjeton valën e dytë të të nxehtit të stinës së pranverës, me temperatura mbi 30 gradë Celsius në të gjithë vendin.
Moti jashtëzakonisht i nxehtë ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në të paktën 15 shtete dhe thatësira ka ndikuar në uljen e nivelit të ujit në diga.
Klan News